LAJMI I FUNDIT:

KFOR kërkon dialog të mëtejshëm për hapjen e urës mbi Ibër, refuzon të spekulojë për skenarët e mundshëm

KFOR kërkon dialog të mëtejshëm për hapjen e urës mbi Ibër, refuzon të spekulojë për skenarët e mundshëm

Qeveria e Kosovës ka thënë se synon të rihapë për qarkullim të automjeteve urën mbi Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut me shumicë shqiptare, dhe atë të veriut me shumicë serbe.

Si rezultat i kësaj autoritetet kosovare ditë më parë testuan fuqinë mbajtëse të urës mbi lumin Ibër, si hap para hapjes së saj për qarkullim të automjeteve.

E insistimi për hapjen e kësaj ure është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare, të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi.


Një gjë të tillë po e kërkon edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Një zyrtar i KFOR-it në një përgjigje për Telegrafin se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen” në rast të hapjes së kësaj ure dhe largimit të pranisë së saj nga ura mbi lumin Ibër.

“Ne nuk do të spekulojmë për ndonjë skenar hipotetik. Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Tutje KFOR ka theksuar se vazhdon të ketë një prani të përhershme në urën mbi lumin Ibër.

“Misioni i KFOR-it mban një prani të përhershme në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të trajtojmë çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë me mandatin tonë të OKB-së”, thuhet tutje në përgjigjen e KFOR-it për Telegrafin.

Vendet e QUINT-it pjesë e së cilit është Franca bashkë me Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe Italinë, më 2 gusht deklaruan se nuk e mbështesin hapjen e urës në këtë moment.

Ndryshe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se pret hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër, më 14 ose 15 gusht, si dhe instalimin e liderëve të rinj serbë në këtë vend nga agjencitë e huaja, pa ofruar ndonjë dëshmi.

Presidenti serb ka pretenduar që figurat e reja serbe, që sipas tij, do të instalohen në Kosovë, “do t’i portretizojnë si trima edhe pse nuk janë, dhe do të përpiqen t’i ndajnë nga Beogradi” dhe që ata t’i përgjigjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Më lejoni t’ju them menjëherë se nuk do të funksionojë”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për media.

Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë, edhe pse në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është rënë dakord që të hapet edhe për qarkullimin e automjeteve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori