LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 30° partlycloudy_day

Brenda një jave në Ferizaj shënohen 85 aksidente të komunikacionit

Brenda një jave në Ferizaj shënohen 85 aksidente të komunikacionit

Policia Rajonale në Ferizaj është aktivizuar pas rritjes së numrit të madh të aksidenteve në komunikacion. Vetëm gjatë javës së shkuar gjithsejtë 85 aksidente kanë ndodhur nëpër rrugë të ndryshme, prej tyre një person ka humbur jetën dhe 27 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Po ashtu brenda një jave janë shqiptuar gjithsejtë një mijë e 490 gjoba ndaj shkelësit të ligjit në komunikacion.

Sipas raportit të Policisë në Rajonin e Ferizajt, tashmë janë ndërmarr një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 05-11/08/2024 ka shqiptuar 1490 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 10 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion”, thuhet në raportin e Policisë.


Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt Kanun Veseli, ka thënë për Telegrafin se brenda javës janë raportuar 85 aksidente, një me fatalitet, 27 aksidente me lëndime trupore.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor. Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’””, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

“Do të marrësh plumb në kokë”, kërcënohet me jetë kryetari i Zubin Potokut nga një person që thotë se është oficer i MUP-it

Lajme
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Drejtuesit e Man Utd dalin me deklaratë për Ten Hag pas rezultatit katastrofik ndaj Liverpoolit

Premier League
Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepin, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Policia e Stambollit arreston shtetasin kosovar Liridon Rexhepin, i cili thuhet se menaxhonte rrjetin financiar të Mossad-it në Turqi

Turqia
Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Momenti kur një 'dron flakëhedhës' ukrainas i vë zjarrin një zone pyjore ku supozohet se ishin strehuar trupat ruse

Botë
Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Vrasja e rëndë në Prishtinë, Policia gjen edhe dy pistoleta dhe një karikator në vendin e ngjarjes

Kronika e Zezë
Kalo në kategori