Një përplasje politike në rrjete sociale është duke ndodhur ditëve të fundit ndërmjet zyrtarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përplasja ka nisur pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në disa paraqitje të tij ka akuzuar rëndë kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai është i rekrutuar nga Serbia, e të tjera akuza, transmeton Telegrafi.
Ndaj deklarimeve të Haradinajt, të dielën ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, i cili ka pohuar se me ia premtu postin e presidentit Ramush Haradinajt, ai i ndërron fjalët për Albin Kurtin.
“Albin Kurti sot me ia premtu postin e Presidentit Ramush Haradinajt, Ramushi i ndërron krejt fjalët që po i thotë për to sot,” tha Zyba, duke nënvizuar se kjo është një tregues i llojit të opozitës me të cilën përballet qeveria”, ka pohuar ai.
Një kundërpërgjigje ndaj deputetit të LVV-së e ka bërë shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje është subjekti i fundit që mund të thirret në parime politike.
“Synimi i Ramush Haradinajt për postin e presidentit është synim legjitim dhe i logjikshëm dhe nuk është në pronësi të kurkujt. Vetëvendosje është partia e fundit që mund të thirret në parime politike. Po ua rikujtoj që lideri i saj, Albin Kurti, iu përkulke Akademik Isa Mustafës për pak pushtet, madje duke e quajtur ‘Profesor Isë’, e pak muaj më herët po të njëjtit ia kishin sulmuar shtëpinë dhe familjen me kauza të rrejshme politike”, ka shkruar Tahiri në postimin e tij në Facebook.
Tutje, ai ka shkruar se “kuptoni, çdo qëndrim politik tuajin e keni shkelë me dy këmbë, e së fundi e keni sjellë vendin buzë shkatërrimit politik e ekonomik”.
Ndryshe, replikat mes zyrtarëve të dy partive, kanë nisur edhe më herët, pasi kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte ftuar kryeministrin Kurti për një përballje për të diskutuar për punën e Qeverisë për këto tri vite.
Ftesa e Haradinajt, u komentua nga zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili në një reagim publik kishte shkruar se ftesa për debat po bëhet vetëm sa për të rritur shikueshmërinë e emisioneve.
“Me 24 maj, Kryeministri Kurti e pat shkurtuar vizitën në Londër dhe nga aeroporti erdhi direkt në seancë për përballje. Atë ditë pritej të kishte debat për 3-vjetorin e punës së qeverisë, me ftesë të AAK-së. Në konkluzionet e rezolutës, kërkohej shkarkimi i qeverisë. Debati nuk u mbajtë në mungesë të deputetëve të opozitës (vetëm 3 deputetë ishin të pranishëm). Në atë seacë mungoi edhe vetë z. Haradinaj. Tërë dimrin e pranverën këtë vit kanë folur për këtë mocion, prej të cilit hoqën dorë me 24 maj.
Tash, ftesa e Kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt për debat me Kryeministrin Kurti, nuk ka se si të kuptohet ndryshe veçse pakënaqësi me shikueshmërinë e emisioneve ku merr pjesë ai. Sigurisht që sjellja e Kryeministrit Kurti në të njëjtin kuadër televiziv do ta ndryshonte këtë”, kishte pohuar Kryeziu.
Kritika ndaj pushtetit, AAK është duke bërë në vazhdimësi.
Kujtojmë se ditë më parë presidentja ka mbajtur një takim konsultativ me liderët e partive politike, ku ka diskutuar për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve. Përveç diskutimeve, ende nuk ka ndonjë vendim se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje