LAJMI I FUNDIT:

Barcelona vendos afat përfundimtar për transferimin e Nico Williams

Barcelona vendos afat përfundimtar për transferimin e Nico Williams

Barcelona thuhet se ka vendosur një afat të ri për shpresat e tyre të vazhdueshme për nënshkrimin e yllit spanjoll të Athetic Bilbaos, Nico Williams.

Klubi katalunas e ka ndjekur hapur reprezentuesin spanjoll gjatë gjithë verës pas rolit të tij kyç në triumfin e Kombëtares La Roja në Euro 2024.

Megjithatë, pavarësisht këmbënguljes së tyre, Bilbao ka qëndruar i vendosur dhe skuadra baske është e sigurt se do ta mbajë atë për sezonin 2024/25.


Koha po mbaron për Barcelonën dhe Williams duket se preferon një qëndrim në Bilbao më shumë sesa një lëvizje në Kataluni, në këtë fazë të karrierës së tij.

Barcelona ka sjellë që atëherë Dani Olmon, një objektiv i dyfishtë së bashku me Williams, por ka një shans të vogël për një marrëveshje me yllin e Bilbaos.

Sipas përditësimit të fundit nga gazeta Mundo Deportivo, Barcelona tani ka vendosur një afat përfundimtar të brendshëm deri më 23 gusht, për të përfunduar sagën.

Kjo është pika pa kthim për Barcelonën, pasi ata do të takohen me Williams dhe Athletic Bilbao të nesërmen, në ndeshjen e tyre të parë në shtëpi për sezonin e ri në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd arrin marrëveshje për transferimin e dy yjeve të Bayern Munichut

Man Utd arrin marrëveshje për transferimin e dy yjeve të Bayern Munichut

Premier League
Atletja afgane u skualifikua nga Lojërat Olimpike për shkak të mesazhit që mbante në veshjen e saj

Atletja afgane u skualifikua nga Lojërat Olimpike për shkak të mesazhit që mbante në veshjen e saj

Sport
De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

Ndërkombëtare
Barcelona vendos afat përfundimtar për transferimin e Nico Williams

Barcelona vendos afat përfundimtar për transferimin e Nico Williams

La Liga
Man City – Man Utd, formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë

Man City – Man Utd, formacionet zyrtare të Superkupës së Anglisë

Premier League
Chelsea ‘përjashton’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja

Chelsea ‘përjashton’ tre yje nga skuadra, mes tyre edhe Armando Broja

Premier League
Kalo në kategori