LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga shpërndarja e medaljeve – tri kombëtaret fituese në podium morën duartrokitjet e tifozëve

Pamje nga shpërndarja e medaljeve – tri kombëtaret fituese në podium morën duartrokitjet e tifozëve

Sot (e premte) u zhvillua finalja e Lojërave Olimpike ‘Paris 2024’ në futboll, aty ku Spanja arriti që ta fitojë medaljen e artë.

‘Furia e Kuqe’ arriti që ta mposhtë në finale Francën në një përballje dramatike me rezultat 5-3, pasi u nevojitën vazhdimet për ta vendosur fituesin.

Në një ndeshje që u shoqërua me shumë gola dhe dramë më gjakftohtë u treguan spanjollët të cilët u mbrojtën mirë dhe sulmuan me sukses hapësirat në mbrojtjen franceze.


Kështu, Spanja mori medaljen e artë në Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ duke treguar në nivel jashtëzakonisht të lartë, i cili erdhi pak kohë pas triumfit në Euro 2024.

Franca në anën tjetër ani pse pati përkrahjen e publikut nuk arriti të fitojë të artën, megjithatë patën paraqitje shumë të mira dhe duhet të krenohen me të argjendtën.

Sa i përket medaljes së bronztë, Maroku e fitoi atë me shumë lehtësi duke ‘shkatërruar’ Egjiptin me rezultat 6-0.

Ekipi i udhëhequr nga kapiteni Achraf Hakimi shfaqi një disiplinë të lartë taktike, duke u renditur kështu me meritë si kombëtarja e tretë më e mirë në olimpiadë.

Pas përfundimit të finales së sotme, të tria kombëtaret fituese dolën në podium së bashku duke prezantuar medaljet e fituara nën duartrokitjet e tifozëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori