LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Pepe pensionohet nga futbolli

Zyrtare: Pepe pensionohet nga futbolli

Pepe ka njoftuar se zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së tij aktive si futbollist.

Mbrojtësi portugez vendosi të pensionohen nga futbolli në moshën 41-vjeçare.

Pepe do të mbahet mend më shumë për kohën e tij te Real Madridi, aty ku bëri 334 paraqitje për Los Blancos.


Ai po ashtu kishte paraqitjet të suksesshme edhe për Portugalinë, duke arritur të fitojë Euro 2016 dhe Ligën e Kombeve.

Pasi u largua nga Real Madridi, ai kishte luajtur te Besiktasi si transferim i lirë, për të mbetur më pas pa klub.

Më pas ai iu bashkua Portos, ndërsa u bë lojtari më i vjetër që paraqitet në Euro 2024.

Pepe e mbyll karrierën e tij edhe me tri Liga të Kampionëve, tri La Liga dhe dy Kupa të Botës për Klube ndër të tjerash. /Telegrafi/