LAJMI I FUNDIT:

Vini Jr po i ndihmon Real Madridit për një transferim bombastik

Vini Jr po i ndihmon Real Madridit për një transferim bombastik

Real Madridi ende nuk e ka mbyllur me transferime, pasi dëshira e madhe është Alphonso Davies.

Mbrojtësi i majtë kanadez është futur në vitin e fundit të kontratës me Bayern Munich, megjithatë bavarezët ende nuk i kanë humbur shpresat.

Gjiganti gjerman po tenton që ta bind yllin e tyre me një kontratë të re, por deri më tani nuk ia kanë arritur një gjëje të tillë.


Reali ka tentuar transferimin e tij, por ofertat e kampionëve në fuqi të Evropës janë refuzuar nga Bayerni.

Kësisoj madrilenët kanë përdorur yllin e tyre Vini Jr për ta bindur Davies t’i bashkohet atyre në verën e vitit 2025.

Vinir Jr dhe Alphonso Davies kanë një shoqëri të shkëlqyer, derisa braziliani po e ndihmon klubin e tij me transferimin e kanadezit.

Defensa Central ka shkruar se Vini po mbanë kontakte me Davies dhe i ka kërkuar atij të transferohet si lojtar i lirë në Santiago Bernabeu në verën e vitit 2025. /Telegrafi/