LAJMI I FUNDIT:

Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar në Merdar  

Rikthehen kolonat dhe pritjet e gjata në vendkalimin kufitar në Merdar  

Në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë kanë filluar të krijohen kolona të automjeteve dhe pritje të gjata të bashkatdhetarëve që po kthehen nga pushimet në Kosovë.

Në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar të mëngjesit të sotëm (ora 08:15), bëhet e ditur se në vendkalimin kufitare në Merdar po pritet deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova.

Pritje për të dalë nga vendi ynë ka edhe Te Dheu i Bardhë, ku bashkatdhetarët po presin deri në deri 20 minuta, raporton Telegrafi.


Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më ta gjata se 03-05 minuta për të hyrë dhe dalë nga Kosova.

Për të përcjellë gjendjen në kohë reale në pikat kufitare klikoni KËTU. /Telegrafi/