LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të parave false, arrestohet në Kosovë shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Dyshohet për prodhim dhe shpërndarje të parave false, arrestohet në Kosovë shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se të dielën (4 gusht) në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara prej dy eurosh, kurse në Maqedoni i janë konfiskuar makineri për prodhimin e parave të falsifikuara dhe lënda e parë për prodhimin e parave të falsifikuara.

Në njoftim thuhet se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), së bashku me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (PK/DHKEK), gjatë viteve 2023-2024 kanë ndërmarrë disa veprime për parandalimin e futjes së parave të falsifikuara, përkatësisht të parave në valutën Euro, pasi që ishin hasur disa raste të vënies në qarkullim të parave të falsifikuara, të cilat kishin çrregulluar tregun e parave si dhe kishin dëmtuar interesin publik.

“Rrjedhimisht, këto lëndë penale ishin bërë pjesë e një hetimi ndërkombëtar, pas të cilave ishte krijuar Ekip i Përbashkët Hetimor (EPH) i përbërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Policia e Kosovës nga njëra anë dhe Prokuroria Themelore në Shkup dhe Policia e Maqedonisë së Veriut nga ana tjetër”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


Sipas njoftimit, “me datë 4 gusht 2024 në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë së Veriut i dyshuar për prodhimin dhe shpërndarjen e parave të falsifikuara me prerje metalike prej dy Euro, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë kryer kontrolle në tri lokacione”.

“Gjatë kontrollit u sekuestruan makineri për prodhimin e parave të falsifikuara me prerje metalike dy Euro, shabllone parash dhe materiale të tjera për prodhimin e monedhave të falsifikuara, duke përfshirë të gjithë lëndën e parë të prodhimit të tyre”, thuhet më tej në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të rastit nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, shtetasi maqedonas është ndaluar përkohësisht për 48 orë dhe ndaj tij në afat ligjor do të parashtrohet kërkesë në gjykatë për caktimin e masës për sigurimin e prezencës së tij në procedurë.

Më tej thuhet se ky operacion është mbështetur nga Europol dhe Eurojust/WB Crim Just Project.

“Autoritetet e Republikës së Kosovës dhe ato të Republikës së Maqedonisë së Veriut mbesin plotësisht të përkushtuara në përpjekjet e përbashkëta për të luftuar krimet që atakojnë tregun financiar dhe për zhvillet tjera, do të njoftojnë publikun në kohë”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e policit të Kosovës dhe UNMIK-ut në vitin 2004, ish-zëdhënësi i Policisë rrëfen se çka u gjet në vendin e ngjarjes

Vrasja e policit të Kosovës dhe UNMIK-ut në vitin 2004, ish-zëdhënësi i Policisë rrëfen se çka u gjet në vendin e ngjarjes

Drejtësi
Mbyllja e filialeve të Postës Serbe në veri, SHBA e zhgënjyer me veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës

Mbyllja e filialeve të Postës Serbe në veri, SHBA e zhgënjyer me veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës

Lajme
Ish e burgosura politike tregon emrat e nëntë UDB-ashëve shqiptarë që e keqtrajtuan në burg

Ish e burgosura politike tregon emrat e nëntë UDB-ashëve shqiptarë që e keqtrajtuan në burg

Lajme
Vuçiq reagon pas mbylljes së filialeve të Postës Serbe në veri, akuzon Kurtin se po provokon konflikt

Vuçiq reagon pas mbylljes së filialeve të Postës Serbe në veri, akuzon Kurtin se po provokon konflikt

Lajme
Vrasja e dy policëve në vitin 2004, Ademi: 108 plumba në drejtim të dy zyrtarëve mund të jetë frikësim, por edhe metodë për eliminim

Vrasja e dy policëve në vitin 2004, Ademi: 108 plumba në drejtim të dy zyrtarëve mund të jetë frikësim, por edhe metodë për eliminim

Drejtësi
Masterplani i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Çeku: Obligim i yni dhe nder njëkohësisht

Masterplani i Kompleksit Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Çeku: Obligim i yni dhe nder njëkohësisht

Lajme
Kalo në kategori