LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja mes palëve, Conor Gallagher pranon të largohet nga Chelsea

Arrihet marrëveshja mes palëve, Conor Gallagher pranon të largohet nga Chelsea

Conor Gallagher ka rënë dakord me Atletico Madridin për një kalim në klubin e La Ligas dhe Chelsea do të marrë 40 milionë euro për të.

Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka raportuar se marrëveshja mes lojtarit dhe klubit spanjoll është arritur.

Los Colochoneros më parë kishin gjetur gjuhë të përbashkët me Chelsean, me londinezët që ishin të kënaqur me 40 milionë e ofruara nga klubi madrilen.


“Conor Gallagher ka rënë dakord verbalisht me kushtet dhe ka thënë PO për t’u bashkuar me Atletico Madrid”.

“Ka një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit me Gallagher që do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare”, ka raportuar Romano.

Ai gjithashtu shtoi se ky do të ishte transferimi rekord këtë verë në La Liga prej 40 milionë eurove.

“Dy klube të PL-së u përpoqën të hynin në garë, por Gallagher shqyrtoi dy opsione: të nënshkruajë marrëveshje të re dyvjeçare me Chelsea ose t’i bashkohet Atléticos”, shpjegoi Romano. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Traore dhe Walker u përfshinë në një duel shpejtësie dhe aty kishte një fitues të qartë

Premier League

"Paraqitja e parë publike": Vëllai i Michael Schumacher jep përditësimin shëndetësor të legjendës së F1

Formula 1
Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Lojtari që dikur shkëlqeu me fanellën e Real Madridit ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Malajzi

Ndërkombëtare
Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

Barcelona e shqetësuar me atë çfarë po i ndodh Vitor Roques te Betisi

La Liga
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mysafirëve në

Mysafirëve në "daljen e parë publike në 11 vjet" të Michael Schumacher iu dha një rregull i rreptë për t'u ndjekur

Formula 1
Kalo në kategori