LAJMI I FUNDIT:

Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Jo vetëm Chiesa, Thiago Motta i dërgon sinjal të qartë një tjetër ylli të Juventusit se nuk bën pjesë në planet e tij

Koha e Weston McKennie tek Juventusi po vjen drejt fundit, pasi mesfushori amerikan nuk llogaritet si pjesë e planeve të Thiago Mottës për sezonin 2024/2025.

McKennie kur ishte kthyer në stërvitje tek Juventusi pas përfundimit të pushimeve, ishte stërvitur i ndarë nga pjesa tjetër e grupit.

Kontrata e amerikanit me ‘Zonjën e Vjetër’ skadon në 2025 dhe klubi italian tani ka marr vendimin përfundimtar për ta shitur atë, pasi nuk kanë synim që t’ia zgjasin kontratën.


McKennie ishte lidhur me një transferim tek Fiorentina këtë verë, ani pse paga e tij e lartë e ka bërë të vështirë që ‘Viola’ ta transferojë atë.

Si do që të jetë, një sinjal i qartë i është dërguar ish-lojtarit të Leeds United nga ana e trajnerit Thiago Motta, pasi ai u la jashtë ekipit për miqësoren e tyre ndaj Brestit.

McKennie ka bërë 38 paraqitje në të gjitha garat me Juventusin sezonin e kaluar, por është e qartë se Motta nuk beson se ai ka një rol për të luajtur në projektin e tij në Turin.

Së bashku me Fiorentinën, interesim për shërbimet e tij ka shprehur edhe Aston Villa, ndërsa Juventusi do shpresojë që ta shesë atë sa më parë që të jetë e mundur./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Reagon për herë të parë Imane Khelif pasi fitoi medaljen e artë

Boks
Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

Real Madridi publikon formacionin zyrtar për ndeshjen miqësore ndaj Barcelonës

La Liga
Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të

Situata e medaljeve pas ditës së nëntë në Paris 2024 – ngjiten fuqishëm SHBA-të

Sport
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

La Liga
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

La Liga
Dy sporte do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028 pas më shumë se 100 vitesh mungesë

Dy sporte do të rikthehen në Lojërat Olimpike 2028 pas më shumë se 100 vitesh mungesë

Sport
Kalo në kategori