LAJMI I FUNDIT:

Milani po planifikon shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve me Romën

Milani po planifikon shkëmbimin e bujshëm të lojtarëve me Romën

Milani është i gatshëm që të bëjë gjithçka për transferimin e sulmuesit të Romës, Tammy Abraham, dhe tani raportohet se e kanë konsideruar idenë e ofrimit të kartonit të Noah Okafor.

Trajneri i ri i ‘Rossonerëve’, Paulo Fonseca, beson se sulmuesi anglez është opsioni më i mirë i mundshëm për të përforcuar ekipin e tij pas transferimit të Alvaro Moratas.

Ish-trajneri i Lille ka shprehur dëshirën që t’i ketë dy sulmues me karakteristika të ndryshme në ekip si dhe të ketë më shumë opsione në sulm.


Roma është e hapur që ta shes Abrahamin gjatë javëve në vazhdim, pasi tashmë kanë nënshkruar me zëvendësuesin e tij Artem Dobvyk nga Girona.

‘Giallorossët’ po kërkojnë 25-30 milionë euro për ta lënë të lirë anglezin këtë verë, ndërsa Milani po shpreson që ta ulë koston duke përfshirë një lojtarë në këmbim.

Përveç Okafor, dy lojtarë të tjerë që janë kandidatë të mundshëm për t’u përfshirë në këtë marrëveshje janë edhe njëri prej Luka Jovic ose Davide Calabria.

Planin e Milanit për transferimin e Abraham duke ofruar kartonin e një lojtarit e ka bërë të ditur mediumi italian Corriere dello Sport.

Okafor kishte dhënë shenja pozitive në sezonin e tij debutues me Milanin, duke shënuar gjashtë gola dhe duke dhuruar tri asistime në 36 ndeshje të luajtura./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

Formacionet e mundshme Barcelona – Real Madrid: El Clasico e parë do të luhet në Amerikë

La Liga
Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

Ylli spanjoll i vendosur t’i bashkohet Real Madridit, ka kërkuar ndërprerjen e kontratës tek ekipi aktual

La Liga
PSG merr ‘informacione të brendshme’ se ku do të luajë Nico Williams sezonin e ardhshëm

PSG merr ‘informacione të brendshme’ se ku do të luajë Nico Williams sezonin e ardhshëm

Ndërkombëtare
Organizata e boksit e shpërblen financiarisht Angela Carinin ani pse e dorëzoi luftën pas 46 sekondave

Organizata e boksit e shpërblen financiarisht Angela Carinin ani pse e dorëzoi luftën pas 46 sekondave

Boks
Gjiganti anglez shkakton befasinë dhe futet në garë për transferimin e Julian Alvarez

Gjiganti anglez shkakton befasinë dhe futet në garë për transferimin e Julian Alvarez

Premier League
Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Pamjet mahnitëse të stadiumit që do të ndërtohet 350 metra mbi tokë në Arabinë Saudite

Ndërkombëtare
Kalo në kategori