LAJMI I FUNDIT:

Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”

Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre i kryeshefit të “Trepçës”

Bordi Mbikëqyrës i ndërmarrjes “Trepça” ka emëruar Faton Ahmetin si ushtrues detyre të kryeshefit, duke zëvendësuar Bashkim Kurtin.

Ahmeti ka mbajtur deri tani pozitën e zëvendëskryeshefit.

Emërimi i Bashkim Kurtit në pozitën e kryeshefit u anulua më 23 korrik nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, pas ankesës së kundërkandidatit Burim Asllani, i cili pretendoi se ishin bërë parregullsi në procesin e përzgjedhjes nga Bordi.


Kurti ishte emëruar si kryeshef në janar të këtij viti.

Bordi i “Trepçës” shprehu falënderime për Kurtin për angazhimin dhe kontributin e tij në këtë periudhë.