LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore për rastin e 18-vjeçarit, Lulzim Fejzullau, i cili ishte rrahur për vdekje nga dy të mitur, gjatë muajit janar.

Tomë Gashi, avokati i familjes Fejzullahu, thotë se vrasje e tij ka qenë tepër e rëndë, transmeton Telegrafi

“Sot në ora 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë vazhdon seanca ndaj dy atëherë të miturve, e tani njëri prej tyre madhor për vrasjen e rëndë e tepër trishtuese te të riut 18-vjeçar, Lulzim Fejzullau. Lulit me herët i kanë vdek të dy prindërit dhe ai ka qenë i vetmi mbajtës i familjes”, ka thënë Gashi.


Tutje, ai ka pohuar se “tani pa Lulin, gjendja e vëllait dhe motrës së tij është shumë e rënduar emocionalisht, shpirtërisht e që të jetë edhe keq edhe ekonimisht”.

“Vëlla e motër më nuk e kanë Lulin që me punë fizike i mbante gjallë. Për këtë arsye është themeluar edhe fondi për ndihmë familjes së Lulit të vrarë të cilat ndihma i dedikohen vetëm motres dhe vëllaut të Lulit”, pohon avokati.

Në reagimin e bërë, Gashi ka shtuar se Gjykata ka gabuar me vendimet që ka marrë në rastin e tij.

“Gjykata e shkallës së parë pas gjykimit në muajin maj i pat dënuar njërin me 10 vite burgim e tjetrin me 9 vite burgim, pra që të dy me 19 vite burgim, vetëm një vit më shumë se sa vjet kishte Luli”.

Tutje, ai thotë se familja e Lulit do të vuaj përjetësisht për shkak të vrasjes së më të dashurit të tyre.

“Gjykata e njëjtë ka gabuar rëndë më heret kur njërit prej të miturve për një mori veprash penale duke perfshirë edhe vrasjen në tentative të një nxenësi në Besianë, e armëmbajtje pa leje nuk i dha dënimin meritor dhe edhe për këtë arsye me vendimet e veta Gjykata e mori në qafe Lulin”, ka shtuar mes tjerash ai.

Ndryshe, Gjykata e Apelit ka kthyer për rigjykim çështjen e vrasjes së 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu në Podujevë. Ky vendim anulon aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, me të cilin i mituri i parë ishte dënuar me 10 vjet burgim dhe i mituri i dytë me 9 vjet burgim.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 mars 2024 kishte përpiluar propozimin për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje rëndë” nga neni 173, par.1, pika.1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Lajme
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit

Lajme
Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Zbardhet ngjarja që ndodhi në portin e Sarandës ku vdiq 52-vjeçari, i shpërtheu eksplozivi që do i vendoste anijes së turistëve

Lajme
Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Vazhdon seanca për rastin e Lulzim Fejzullahu, Gashi thotë se gjendja e motrës dhe vëllait të tij është shumë e rëndë

Lajme
Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ulen çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Ekonomi
Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Ragmi Mustafi: Edhe një tjetër raport i BE-së konstaton se Serbia e Vuçeviqit me hapa prapa

Lajme
Kalo në kategori