Një mërgimtar nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht në Valbonë, derisa viktima bashkë me disa persona tjerë ishin duke zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë”.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, përmes një reagimi publik ka njoftuar se autoritet në Shqipëri nuk kanë ofruar helikopter, përkundër thirrjeve të shumta që kanë bërë, transmeton Telegrafi.
“Edhe pas shumë thirrjeve dhe komunikimeve maratonike nuk është siguruar asnjë helikopter shtetëror që do të transportonte pajisje shtesë dhe shpëtues për realizimin e operacionit, nga komunikimet zyrtare vazhdimisht kishte justifikime të natyrave të ndryshme”, thuhet në reagim.
Më tej, thuhet se më datën 26.07.2024 rreth orës 17:00 ShKShMK ka pranuar thirrje urgjente për ndihmë nga bjeshkatarët me shtetësi Kosovare, të cilët ishin duke e zhvilluar aktivitetin e tyre në “Majën e Thatë” në luginën e Valbonës.
“Gjatë zbritjes një nga bjeshkatarët aksidentalisht ka rrëshqitur duke rënë në humnerë. Udhëheqësi i ekipit ka arritur të afrohet te personi i aksidentuar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por që ka rezultuar pa sukses. Me të marrë lajmin, dy skuadra janë aktivizuar dhe kanë filluar operacionin e koduar “Maja e Thatë 1″. Ky operacion ka filluar me koordinim të plotë me institucionet e shtetit Shqiptar Policinë e shtetit dhe stacionin e ShKShMAL në Valbonë”, bëhet e ditur në reagim.
Tutje, thuhet se fillimisht është identifikuar natyra e aksidentit dhe lokacioni në bazë të koordinatave të dërguara nga vend aksidenti.
Operacioni është zhvilluar në dy drejtime operacionale:
1)Evakuimin e personave nga faqja shkëmbore që pritnin për ndihmë .
2)Evakuimin e trupit të aksidentuarit (sipas informatave nga vendi i ngjarjes nuk kishte shenja jete).
“Pa humbur kohë është kërkuar nga institucionet mbështetje nga ajri me helikopter, por përgjigja ka qenë negative për arsye teknike. Shpëtuesit tanë së bashku me policë kujdestar dhe Ekipin e Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor i Shqipërisë nga Valbona janë nisur në drejtim të vendaksidentit. Duke e pasur parasysh konfiguracionin e terrenit dhe mungesën e mbështetjes ajrore, evakuimi i bjeshkatarëve të ngujuar në faqen shkëmbore të majës së Thatë ka zgjatur gjatë tërë natës. Kurse skuadra e dytë ka lëvizur në drejtim të viktimës duke e përgatitur evakuimin e tij, në mënyrë teknike deri te pozita ku pretendohej që do të ateronte helikopteri i premtuar”, vijon reagimi.
Më tej theksohet se ” e gjithë vonesa e evakuimit të viktimës ishte shkaku i premtimeve boshe, jo sikur është raportuar mos qasja te viktima, shpëtuesit kanë arritur te viktime në kohë rekorde”.
“Duke u bazuar në situatën e ndërlikuar me shumë pa qartësi dhe pengesa burokratike, ka lind nevoja që të kontaktohet kompania private VIVA Helicopters të cilët në kohë rekorde dhe shumë profesionale kanë realizuar transportimin e shpëtuesve së bashku me pajisje dhe më në fund edhe evakuimin e viktimës deri në luginën e Valbonës, ku edhe pritnin autoritete relevante”, sqaron tutje Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor.
“Gjatë operacionit 26 orësh duke e llogaritur pranimin e thirrjes deri në kthimin e shpëtuesit të fundit ShKShMK ka qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri Skender Durmishi, i cili në vazhdimësi ka mbajtur kontakt dhe është mobilizuar për ndërlidhje diplomatike dhe ofruar mbështetje morale e institucionale për operacionin që zhvillohej”.
“Ftojmë institucionet e shtetit Shqiptar që në raste të tilla të jenë më të koordinuar dhe efikas, që operacionet e tilla të zhvillohen me pak komplikime dhe efikasitet”, thuhet mes tjerash në reagim.
Shërbimi i Kërkim – Shpëtimit Malor ka ngushëlluar familjen për humbjen e familjarit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/595664646-380x233.jpg)
Një peshkaqen shfaqet te Rana e Hedhun, shqetësohen pushuesit
![Shënohet 28 korriku, Dita botërore e mbrojtjes së natyrës – fillon fushata “Vepro tani, për natyrën!”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/sw2222222-380x233.png)
Shënohet 28 korriku, Dita botërore e mbrojtjes së natyrës – fillon fushata “Vepro tani, për natyrën!”
![KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/kqz-380x233.jpg)
KQZ në pritje të datës së zgjedhjeve, Elezi tregon parapërgatitjet për zgjedhjet e ardhshme për Kuvendin e Kosovës
![Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Lajmi-per-RVA-1-scaled-1-380x233.jpg)
Këto janë ministritë e komunat me më së shumti shkelje, flasin nga Zyra Kombëtare e Auditimit
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/452952480_523198200047962_211853511398314183_n-380x233.jpg)
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter
![Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-28-130530-720x416-1-380x233.png)
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Rama propozon Elisa Spiropali për kryetare të Kuvendit, njofton edhe për disa ndryshime në Qeveri](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Untitled-4-380x233.png)
Rama propozon Elisa Spiropali për kryetare të Kuvendit, njofton edhe për disa ndryshime në Qeveri
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-231427-380x233.png)
Arsenali e do sulmuesin e Barcelonës dhe është gati të ofrojë 50 milionë euro
![Vuçiq sërish flet për pretendimet e](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vucicc-380x233.jpg)
Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë
![Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1_GDC_0461-copy-380x233.jpg)
Preteni: Ushtarët e UÇK-së kanë qenë të lidhur për 48 orë nga KFOR-i francez
![Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_11-29-380x233.png)
Kush qëndron pas sabotimit të rrjetit hekurudhor të Francës?
![Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/punooo-380x233.jpg)
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani
![Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-27-225810-380x233.png)
Pesë numrat e fanellave që Barcelona mund t'i ofrojë Nico Williams, duke përfshirë numrin 10