Shënohet 28 korriku, Dita botërore e mbrojtjes së natyrës – fillon fushata “Vepro tani, për natyrën!”
Zëvendëskryetari i parë i qeverisë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti me rastin e shënimit të 28 Korrikut, Ditës botërore të mbrojtjes së natyrës, me një sërë aktivitetesh në Malin e Gazi Babës e paralajmëroi nisjen zyrtare të fushatës: “Vepro tani, për natyrën!”.
Ministri Mexhiti, së bashku me një grup entuziastësh dhe ithtarë për mjedis të shëndetshëm jetësor, me shembull treguan se si duhet të zhvillohen sjelljet pozitive në natyrë e cila do të thotë jetë, shëndet më i mirë, vend për relaksim dhe pushim, ndërsa njëkohësisht është edhe shtëpia e botës së pasura bimore dhe shtazore.
Në këtë eveniment u mbollën pemë, u vendosën shporta për mbeturina, u rishënjuan rekuizitat e fushës së sportit, ndërsa pjesëmarrësit në aksion bënë shëtitje nëpër Malin e Gazi Babës dhe e shijuan këtë oazë të gjelbër për qytetarët e Shkupit.
Gazi Baba është vend i rrallë në kryeqytetin e shtetit që u ofron komuniteteve urbane hapësirë të gjelbër për rekreacion, për sport, për shëtitje dhe për të rinjtë që të luajnë në natyrë dhe në ajër të pastër.
Fushata do të realizohet përmes aktiviteteve të ndryshme gjatë gjithë vitit dhe synon të nxisë sjellje pozitive dhe të përgjegjshme në natyrë, të nxisë vullnetarizmin dhe kujdesin ndaj natyrës, sepse kujdesi ndaj mjedisit jetësor duhet të jetë imperativ për gjithsecilin prej nesh.
“Natyra është thesari ynë më i madh dhe detyrë e jonë është ta ruajmë për brezat e ardhshëm”, theksoi Mexhiti, duke bërë të ditur se gjatë fushatës njëvjeçare do të realizohen një sërë aktivitetesh konkrete dhe efektive, siç është mbjellja e plantacioneve të pemëve për të restauruar gjelbërimin në mjediset urbane dhe rurale në të gjithë vendin, duke kryer aksione të rregullta për pastrimin e lumenjve, pyjeve dhe parqeve me përfshirjen masive të komuniteteve dhe vullnetarëve, duke motivuar përzgjedhjen dhe riciklimin e mbeturinave nëpërmjet zhvillimit të praktikave të mira dhe duke ofruar infrastruktura të reja dhe adekuate për klasifikimin e mbeturinave, zbatimin e programeve arsimore në shkolla dhe komunitete, për rritjen e ndërgjegjësimit lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe mënyrës së qëndrueshme të jetesës dhe përmirësimin e legjislacionit për mjedisin jetësor nëpërmjet forcimit të ligjeve ekzistuese, miratimin e politikave të reja që e mbrojnë dhe e ruajnë natyrën.
“Në këtë kontekst ‘Vepro tani për natyrën’ synon të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe të dukshëm në mënyrën se si ne e trajtojmë dhe e menaxhojmë mjedisin tonë jetësor”, theksoi Mexhiti dhe i bëri thirrje opinionit që t’i bashkohet këtij rrugëtimi të rëndësishëm dhe të kontribuojë në mbrojtjen e mjedisit tonë të përbashkët jetësor.
Nën drejtimin tonë, kemi besim se “Vepro tani për natyrën” do të jetë histori e suksesshme, dëshmi e përkushtimit tonë ndaj mjedisit jetësor dhe burim krenarie për çdo qytetar të këtij vendi. Me veprime të vogla mund të arrijmë ndryshime të mëdha, shtoi Mexhiti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Në 12 vjetorin e përfundimit të mbikëqyrjes së pavarësisë, Kurti falënderon aleatët
“E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
MPB me detaje rreth ngjarjeve në Vrapçisht: Dy persona kanë përfunduar në stacion policor
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti shqiptaro-italian në Korçë
Haradinaj vija të kuqe Kurtit: AAK-ja gabon nëse bën koalicion me LVV-në
Dy qytetarë sulmohen nga qentë endacakë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë
Haziri: “Bombat” e Presidencës në oborrin e Qeverisë nuk kalojnë pa pasoja
Kurti në veri: Ura do të hapet për të mirën e të gjithëve, po presim koordinimin e QUINT-it me KFOR-in
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E kam lut me u ndal”, pronari i hotelit ku kishte ndodhur vrasja në Dragodan rrëfen për ngjarjen
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara
"Nëse nuk mund të flasim, pse të jetojmë" – rrëfimi i grave afgane që po ballafaqohen me sfidat pas ligjit të ri të talebanëve
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit