LAJMI I FUNDIT:

Masakër në Papua Guinenë e Re: OKB konfirmon 26 të vrarë,16 prej tyre fëmijë

Masakër në Papua Guinenë e Re: OKB konfirmon 26 të vrarë,16 prej tyre fëmijë

Të paktën 26 persona, shumica prej tyre fëmijë, janë vrarë në një masakër në Papua Guinenë e Re që pa tre fshatra të djegura deri në themel, koka të prera dhe disa trupa të marrë nga krokodilët.

Dyshohet se numri i të vdekurve mund të rritet pasi kërkimi për të zhdukurit vazhdon pas masakrës që besohet të jetë rezultat i një mosmarrëveshjeje territoriale.

Sipas OKB-së, nga 26 të vrarët e konfirmuar, 16 ishin fëmijë.


Ushtruesi i detyrës së komandantit të policisë provinciale, James Baugen, tha: “Ishte një gjë shumë e tmerrshme, kur iu afrova zonës pashë se kishte fëmijë, burra gra”.

“Ata u vranë nga një grup prej 30 të rinjsh”, shtoi ai duke treguar se të mbijetuarit janë strehuar në një stacion policie, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Ai shtoi: “Disa nga trupat e mbetur gjatë natës u morën nga krokodilët në moçal. Ne pamë vetëm vendin ku u vranë. Kishte koka të prera”.

Siç raportohet, sulmuesit janë fshehur dhe ende nuk është bërë asnjë arrestim.

Volker Turk, komisioneri i OKB-së për të drejtat e njeriut, tha: “Jam i tmerruar nga shpërthimi tronditës i dhunës vdekjeprurëse në Papua Guinenë e Re, me sa duket si rezultat i një mosmarrëveshjeje mbi pronësinë e tokës dhe liqeneve dhe të drejtat e përdoruesve”.

Ai shtoi: “Ky numër mund të rritet në mbi 50 pasi autoritetet lokale kërkojnë për personat e zhdukur”.

“Përveç kësaj, më shumë se 200 fshatarë u larguan pasi shtëpitë e tyre u dogjën”.

Ndryshe, Papua Guinea e Re ka më shumë se 800 gjuhë indigjene dhe shumica e tokës i përket fiseve dhe jo individëve.

Pa kufij të qartë, mosmarrëveshjet territoriale vazhdojnë, me mercenarët duke u përfshirë gjithnjë e më shumë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Macron dhe presidenti argjentinas “shikim plot urrejtje” - liderët takohen në një kohë kur marrëdhëniet mes tyre janë në nivelin e ulët

Evropa
Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Skenë joreale në Kroaci - gurët rrjedhin poshtë malit sikur një lumë

Botë
Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Biden po përgatit një plan reformash që nuk do t'i pëlqejnë Trumpit

Amerika
Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Mediat serbe publikojnë detaje të reja rreth vrasjes së Faton Hajrizit në Serbi

Serbia
Kalo në kategori