LAJMI I FUNDIT:
Ferizaj 27° clearsky_day

Përplasje mes pozitës e opozitës në KPF të Ferizajt shkaku I një propozimi për këmbim të pronës

Përplasje mes pozitës e opozitës në KPF të Ferizajt shkaku I një propozimi për këmbim të pronës

Anëtarët e Komitetit për Politikë e Financa në Ferizaj kanë debatuar për një varg pikash të rendit të ditës,, por në mesin e tyre edhe për një këmbim të një prone e cila ka nxitur reagimin e opozitës.

Një biznesmen kishte kërkuar nga komuna t’ia jepte pronën e tij private institucionit të komunës në këmbim të dhënies së lejes për një mbindërtim. Kjo çështje ka nxitur reagimin e opozitës.

Flamur Istrefi shef i grupit të kuvendarëve nga radhët e LDK-së, ka thënë për Telegrafin se komuna nuk duhet të lejonte veprime dhe shkelje të tilla.


“Është hera e parë që na ka ardhur një propozim i tillë, pra që të këmbehet prona private që është marr për interes të përgjithshëm, me dhënie pëlqimi për ndërtim. Zakonisht pronat shpronësohen ose këmbehen me prona komunale të cilat propozohen nga komisioni që është i zgjedhur për një gjë të tillë. Sot reagova për një gjë të tillë pasi që nuk është Kuvendi për këmbime të tilla. Është obligim I drejtorisë së Urbanizmit që të jap ose të refuzoj leje ndërtimore dhe nuk mund të ngarkohemi ne si kuvend me një përgjegjësi të tille”, ka thënë Istrefi.

Telegrafi ka provuar të marrë një deklaratë nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Ferizaj Xhavit Zariqi, por ai ka qenë i pa qasshëm. Ndërkohë zyra për informim në këtë komunë, nëpërmjet një postimi ka njoftuar lidhur me zhvillimet e Komitetit për Komunitete.

“U diskutuan edhe disa propozim vendime për dhënien në shfrytëzim afatgjate të pjesëve te ngastrave 626-2 Z.K.Babush i Ri, propozim -vendimi paraprak për dhënien në shfrytëzim afatshkurt të objekteve të institucioneve parashkollore – çerdheve, propozim – vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesës së ngastrës kadastrale; 2435-1 dhe 2435-2 Z.K.Ferizaj, pronë private, me qëllim të këmbimit pjesën e parcelës kadastrale 180-10 Z.K.Talinovc i Jerlive, pronë e Komunës së Ferizajt”, thuhet në njoftim

Sipas këtij njoftimi në këtë mbledhje u diskua edhe propozim -vendim për shpalljen e interesit të përgjithshëm pjesës së ngastrës kadastrale 721-0 Z.K. Nekodim me sipërfaqe 1426 m2 pronë private, propozim – vendimi për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01. Nr. 52 të datës 30.05.2024, por edhe propozim – vendimi për plotësimin dhe ndryshimin e vendimit Nr. 01.Nr.33 të datës 30.04.2024./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë
Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Trump po ‘harron’ që Harris është e martuar me një hebrenj - mundohet ta paraqes demokraten si antisemite

Amerika
Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Vesa Luma kritikon estradën për performancat në Sunny Hill: Nuk e kuptoj se si kolegët këndojnë 'playback' në skena të mëdha të festivaleve

Magazina
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme

"Heroi rus i luftës në Ukrainë" rrahet për vdekje në stacionin policor në Rusi

Evropa
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Kalo në kategori