Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka njoftuar se tashmë ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për vitin akademik 2024/2025.
Sipas këtij universiteti në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 400 studentë të rregullt, prej të cilëve 48 vende janë rezervuar për komunitetet joshumicë, 7 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 8 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 8 vende për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
“Kandidatët për studentë të UShAF në nivelin bachelor, në këtë afat të konkursit, do të kenë mundësi të aplikojnë në programet: Dizajn Grafik dhe Multimedia, Menaxhment i Hotelierisë dhe Turizmit, Informatika e Aplikuar, Menaxhimi i Biznesit dhe Ndërmarrësia, Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobilieve, Dizajni dhe Konstruksionet e Produkteve nga Druri, Inxhinieri Industriale me Informatikë. Ndërsa, në nivelin e studimeve master, do të pranohen 140 studentë të rregullt, prej të cilëve 17 vende janë të rezervuara për komunitetet joshumicë, 4 vende për kandidatët nga Mali i Zi, 4 nga Presheva, Bujanovci dhe Medvegja, 4 nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e UShAF-së.
Sipas këtij universiteti, programet në nivelin master, në të cilat do të mund të aplikojnë kandidatët janë: Arkitektura e Gjelbër dhe Dizajni i Interierit; Menaxhimi dhe Inovacioni në Turizëm, Inxhinieria dhe Menaxhimi i Prodhimit, Menaxhimi i Ndërmarrësisë dhe Inovacioni.
“Aplikimi online për të dyja nivelet e studimit do të bëhet nga data 23/07/2024 deri më 31.07.2024 në ora 16.00. Ndërsa, dorëzimi i dokumentacionit fizik vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online do të bëhet prej datës 23.07.2024 deri më datën 31.07.2024 (dokumentet do të pranohen çdo ditë, nga ora 08:00 deri në 16:00, me përjashtim të të dielave). Gjatë kësaj periudhe gjithashtu do të bëhet verifikimi i dokumentacionit nga personeli i administratës”, thuhet më tej në njoftim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Përurohet shtatorja e heroit Rexhep Halimi, vlerësohet lartë vepra dhe kontributi i tij për Kosovën
Degradohet ambienti në Jezercë të Ferizajt, institucionet kërkojnë bashkëpunim të qytetarëve për identifikim të kompanive
Kontratat kolektive përplasin pozitën e opozitën në Shtime
Vuçiq tregon shtatë kërkesat e Serbisë për Kosovën
Dosja e Prokurorisë: 10 muaj para sulmit në Banjskë, Radoiçiq me grupin e tij u fotografuan para shtatores së “Car Lazarit” në Mitrovicë
Ndërhyrje e pabesueshme: Kirurgët në Zvicër kryen me sukses marrjen e biopsisë në një distancë prej 9300 km
Fotogafia nga viti 1941 bëhet virale, përdoruesit e rrjeteve sociale pretendojnë se djali po mban në dorë një iPad
Kurti: Kosova nuk trembet nga kërcënimet dhe ultimatumet e Vuçiqit të koordinuara me Rusinë
Shtatë shtete amerikane pritet të vendosin fituesin - çfarë thonë sondazhet e fundit për Trumpin dhe Harrisin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Reagon Putini, pas paralajmërimeve të SHBA-së dhe MB-së se do të lejojnë Kievin të përdorë armë me rreze të gjatë kundër objektivave brenda Rusisë
"Të largohem nga Barcelona për 120 milionë euro?", Lamine Yamal flet të ardhmen e tij
Osmani për kërcënimet e Vuçiqit: Tregojnë mendësinë e tij të vërtetë – do të përballet me institucionet e Kosovës
Analisti serb: Ura e Ibrit do të hapet, Vuçiq duhet ta pranojë planin franko-gjerman
"Kemi blerë të gabuarin", Ancelotti e kishte lënë të shokuar Bellinghamin
Gjashtë vende që mund të ndërmjetësojnë bisedimet e mundshme të paqes Rusi-Ukrainë