LAJMI I FUNDIT:

Tre gjigantët anglez që u përpoqën të nënshkruajnë me Endrick para kalimit tek Real Madridi

Tre gjigantët anglez që u përpoqën të nënshkruajnë me Endrick para kalimit tek Real Madridi

Agjenti i sensacionit brazilian Endrick ka zbuluar se cilat nga tri klubet angleze u përpoqën të nënshkruajnë me të para se të kompletohet transferimi tek Real Madridi.

Të shtunën, sulmuesi 18-vjeçar do të prezantohet si lojtari më i ri i Real Madridit në sytë e mijëra tifozëve në ‘Santiago Bernabeu’.

Përkundër moshës së tij të vogël, Endrick ka qenë në radarin e disa klubeve të mëdha dhe paraqitjet e tij të mira i fituan atij debutimin për kombëtaren e Brazilit në moshën 16-vjeçare.


Adoleshenti ishte shumë i mirë sa që në dhjetor të 2022, Real Madridi njoftoi se Endrick do t’i bashkohej klubit në korrik të 2024 sapo të mbush 18 vjet, në një marrëveshje që vlen 52 milionë euro.

Në një intervistë për The Telegraph, Frederico Pena ka zbuluar se skautët nga tri klubet angleze udhëtuan në Francë në 2022 për të përcjellur Endrick duke luajtur në kompeticionin ‘Montaigu’.

“Njerëzit në futboll tashmë dinin për të, por gjithçka ndryshoi kur klubet e mëdha u futën në garë, Manchester City, Liverpool, Paris St-Germain, Chelsea dhe natyrisht, Real Madridi”, ka thënë Pena.

Nga këto tri klube angleze, Chelsea ishte klubi që shtyu më së shumti për transferimin e Endrick, madje në një fazë dukej se destinacioni i tij do të jetë Londra dhe jo Madridi.

Sidoqoftë, negociatat mes Chelseat dhe Palmeirasit ngecën, pasi ‘Blutë e Londrës’ ngurruan që të paguajnë një shumë të madhe parash për një lojtar i cili nuk do të luante për ta edhe për dy vite të tjera.

Reali kishte një marrëveshje të njëjtë me Penan për të nënshkruar me Vinicius nga Flamengo pesë vite më herët, kështu që ekipi spanjoll bëri një hap para dhe arriti një marrëveshje./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori