LAJMI I FUNDIT:
Peja 7° cloudy

Monografia e Shoqatës ‘Peja’ në New York: 25 vite ndihmë dhe solidaritet për Kosovën

Monografia e Shoqatës ‘Peja’ në New York: 25 vite ndihmë dhe solidaritet për Kosovën

Shoqata “Peja” në New York ka promovuar monografinë e saj, e cila përmbledh gjithë veprimtarinë e shoqatës që është krijuar për të ndihmuar Kosovën.

E themeluar në vitet ’90, kjo shoqatë ka ofruar një numër të madh ndihmash për Kosovën, duke krijuar një bazë të gjerë njerëzish që kontribuojnë në të.

Në lidhje me këtë, kryetari i kësaj shoqate Rajmond Zeka, për Telegrafin ka thënë se krijimi i kësaj monografie është bërë si shenjë falënderimi për të gjithë kontribuesit e kësaj shoqate.


Monografia e botuar nga shoqata e Peja në Nju Jork/ Foto Telegrafi

“Monografia e shoqatës 25 vjet Peja në Nju Jork nuk mund të kuptohet nëse nuk i ipet prioritet i duhur djemve dhe vajzave të cilët kanë dhënë identitet shoqatës ‘Peja’. Jo vetëm në mesin e komunitetit shqiptar në New York në Amerikë, por edhe në mesin e shumë familjeve shqiptare ekonomikisht të rrezikuara të Pejës, për të cilat shoqata ‘Peja’ përherë iu ka dalë në ndihmë. Në këto 25 vite të ekzistimit të saj, kjo shoqatë do të vazhdojë t’i ndihmojë Kosovës edhe në vitet në vijim”, ka thënë Zeka.

Të pranishmit gjatë promovimit të monorafisë/ Foto Telegrafi

Po ashtu edhe ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, e cila ishte e pranishme në këtë ngjarje, theksoi rëndësinë e bashkimit dhe solidaritetit ndërmjet shqiptarëve.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Donika Gervalla gjatë fjalimit/ Foto Telegrafi

“Kemi ardhur këtu jo vetëm të festojmë sukseset e shoqatës ‘Peja’ por edhe të dëshmojmë se kur takohemi në Pejë jemi të gjithë të njëjtë dhe jemi të gjithë së bashku”, është shprehur ministrja Gërvalla.

Ndërsa Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri, pati një mesazh të fuqishëm për të pranishmit, duke i paralajmëruar për kohëra të vështira përpara.

Kryetari Muhaxheri gjatë fjalimit/ Foto Telegrafi

“Si po vijnë kohëra të vështira, prap duhet të detyrohemi të themi, mbahu nënë, mos ke frikë se i ke djemtë në Amerikë”, ka përfunduar ai.

Të pranishëm në këtë eveniment ishin një numër i madh personalitetesh vendore nga fusha të ndryshme, duke e bërë këtë ngjarje edhe më të veçantë dhe të rëndësishme.

Monografia e shoqatës “Peja” jo vetëm që dokumenton përpjekjet dhe arritjet e saj, por edhe frymëzon brezat e ardhshëm për të vazhduar punën e rëndësishme të mbështetjes së komunitetit dhe atdheut./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

“Besoj se dikë e kam mësuar që t’i pastrojë rrobat” - momenti kur Gjesti sheh Xhenetën në BBVA

Magazina
Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Xheneta Fetahu futet në shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Magazina
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Amerika
Kalo në kategori