Liga Premier prezanton topin e ri për sezonin 2024/25, probleme serioze për portierët – fantastik për sulmuesit
![Liga Premier prezanton topin e ri për sezonin 2024/25, probleme serioze për portierët – fantastik për sulmuesit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/premier-league-ball-780x439.jpg)
Me afrimin e fillimit të sezonit të ri të Ligës Premier, organizatorët kanë prezantuar sot një top të ri dukshëm më modern.
Prodhuesit e topave përpiqen nga sezoni në sezon që t’i bëjnë topat e rinj teknologjikisht më modernë, ndaj në Kampionatin Evropian të Gjermanisë kemi pasur topin “më të zgjuar” deri më tani.
Topi, i cili u përdor në Kampionatin Evropian, përfshin teknologjinë Connected Ball të Adidas, e cila u dërgon të dhënat më të sakta gjyqtarëve VAR në kohë reale, ashtu siç ka një funksion të integruar gjysmë automatik jashtë loje. Qëllimi është të reduktohet koha e pritjes dhe të inkurajohet vendimmarrja më e shpejtë nga gjyqtarët, falë qindra çipave në të.
Tani anglezët kanë prezantuar edhe topin më modern të përdorur në futbollin e ligës angleze. “Frymëzuar nga e kaluara, gati për të ardhmen”, janë fjalët nga prezantimi i topit të ri për sezonin e Premierligës angleze.
Në ndryshim nga Euro 2024, topat e të cilit janë bërë nga Adidas, për Ligën Premier sipas kontratës, topat janë bërë nga Nike. Topi i ri quhet “Nike Flight”, që do të thotë “fluturim”, dhe emrin e ka marrë sepse mundëson një goditje dukshëm më të fortë nga futbollistët, kështu që në periudhën e ardhshme priten edhe shumë gola të tjerë nga distanca.
Topi është bërë nga katër pllaka të lidhura, një dizajn që është krijuar për t’i lejuar lojtarët të gjuajnë më fuqishëm, domethënë të përdorin më shumë fuqi kur godasin topin.
The new ball for the 2024-25 Premier League season 📸 pic.twitter.com/Pouv1JCKBu
— B/R Football (@brfootball) July 22, 2024
Në sipërfaqen e topit ka brazda në formë që ulin rezistencën, gjë që mundëson kontroll më të mirë në të gjitha kushtet e motit.
Kujtojmë se sezoni i ri i Ligës Premier nis më 16 gusht dhe tashmë në turin e parë kemi një derbi të madh mes Chelsea dhe Manchester City. Tani për tani, qytetarët nga Mançesteri po mbrojnë titullin e kampionit të Anglisë.
“Nike Flight” është topi i fundit që kjo markë sportive amerikane do të prodhojë për Ligën Premier pasi kontrata me drejtuesit ka skaduar dhe nga sezoni i ardhshëm Puma do të bëjë topa për ligën më të fortë në botë.
Në foton e fundit mund t’i shikoni të gjithë topat që Nike ka bërë për Ligën Premier. /Telegrafi/
The last Premier League season with a Nike ball ⚽️⏳
It's been a ride 🔥 pic.twitter.com/KQIcoUBjoU
— LiveScore (@livescore) July 22, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/goretzka-380x233.png)
Ylli i Bayernit gaboi në pasim, Vincent Kompany me reagim të tepruar
![Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/reus-1-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Marco Reus bëhet me skuadër të re
![Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/08/simeone-380x233.jpg)
Simeone po e transferon te Atletico sulmuesin që befasoi të gjithë sezonin e kaluar
![Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/hazard-380x233.png)
Hazard emëron lojtarin më të talentuar me të cilin ka luajtur - pak kush e njeh
![Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot-2024-07-21-211451-380x233.png)
Arabia Saudite ka ndalur shpenzimet: Sa para kanë shpenzuar në këtë afat kalimtar dhe cilët janë emrat që mund të zbarkojnë?
![Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/paris-2024--380x233.jpg)
Mendonit se gjithçka kishte mbaruar me futbollin e kombëtareve? Shikoni cilët yje të futbollit dhe trajnerë me të ardhme luajnë në Lojërat Olimpike të Parisit
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/barry-380x233.png)
E mbani mend ikonën dhe rekordmenin e Ligës Premier? Në moshën 44-vjeçare i rikthehet futbollit
![Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-380x233.png)
Valdete Daka: Faton Hajrizi nuk është liruar me kusht pasi i ka pasur 15 shkelje disiplinore
![Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/psg-fans-380x233.jpg)
Tifozët e PSG-së kërkojnë që Nasser Al-Khelaifi të transferojë yllin e Barcelonës
![Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1200x800-1-380x233.jpg)
Pesë arsye pse Kamala Harris mund të jetë "makthi më i keq" i Donald Trump
![Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yamal-2-380x233.png)
Nëse Barcelona nuk ia rritë pagën, babai i Lamine Yamal identifikon dy klube që djali i tij mund t'u bashkohet
![Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/yoro-2-380x233.png)
Leny Yoro tallet me Real Madridin në intervistën e parë si lojtar i Man United