LAJMI I FUNDIT:

​Hoti: Vendimi për lëvizjen e lirë me pasaporta ilegale serbe, goditje për Kosovën

​Hoti: Vendimi për lëvizjen e lirë me pasaporta ilegale serbe, goditje për Kosovën
Foto: Arkiv

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka reaguar pas vendimit të BE-së për liberalizim të vizave për serbët e Kosovës me pasaporta të lëshuara ilegalisht nga Serbia.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk kontribuon në integrimin e këtij komuniteti në jetën institucionale, shoqërore dhe ekonomike në shtetin ku ata jetojnë që është ndër qëllimet e dialogut.

“Lidershipi i Kosovës ka shumë sqarime për të dhënë. Kjo është goditje për Kosovën. Lidhur me këtë vendim të BE-së, pyetjet legjitime që duhet shtruar janë: Përse BE-ja nuk i ka përfshirë këta qytetarë kur i ka liberalizuar vizat për Serbinë në dhjetor 2009 dhe për Kosovën në janar 2024?”.


“Çfarë e shtyu BE-në të marrë këtë vendim, kur duhet se Kosova e ka statusin e vendit kandidat potencial për anëtarësim në BE?”, ka thënë Hoti.

Ndaj këtij vendimi, pati reagime edhe nga Presidenca e Kryeministria.

Në trend Lajme

Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Drejtësi
Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë:

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Lajme
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Lajme
Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

Lajme
Kalo në kategori