LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një person për prerje të drunjëve në Jezercë të Ferizajt

Arrestohet një person për prerje të drunjëve në Jezercë të Ferizajt

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi i njëjti është zënë duke prerë drunjë në malet e Jezercit.

Arrestimi i tij u bë në fshatin Jezerc, transmeton Telegrafi.

“Policia e stacionit në Ferizaj, veç aktiviteteve të ndryshme në parandalim të incidenteve dhe aksidenteve në rrugë, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e pyjeve 2024″, me datën 20.07.2024, rreth orës 23:00 në fshatin Jezercë të Ferizajt, tek vendi i quajtur ” Derman” kanë ndaluar/ zënë në flagrancë një person, i cili kishte prerë drunjë në malet e Jezercit, pronë e shtetit”, bëhet e ditur në njoftim.


Tutje, policia njofton se ka marrë veprimet e nevojshme, dhe e ka shoqëruar në stacionin e policisë personin L.H (M/K) i moshës madhore, ndërsa ka konfiskuar traktorin me rimorkoi, si dhe motorrsharrën.

Në lidhje me këtë janë njoftuar edhe zyrtarët e pyjeve, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar sasinë e drunjëve.

“I dyshuari pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura tjera hetimore”, thuhet në njoftim.

Policia Rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori