LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Sergi Robertos, Barcelona e ka vetëm një lojtar prioritet për krahun e djathtë të mbrojtjes

Largimi i Sergi Robertos, Barcelona e ka vetëm një lojtar prioritet për krahun e djathtë të mbrojtjes

Sergi Roberto ka mbetur pa kontratë dhe ai pritet mos të nënshkruajë një të re me skuadrën e tij Barcelona.

Me largimin e Robertos është larguar edhe Joao Cancelo të cilit i ka skaduar huazimi nga gjiganti anglez Manchester City.

Aktualisht te Barcelona janë pa një mbrojtës të djathtë përveç francezit Jules Kounde i cili herë pas here e ka mbuluar këtë pozicion.


Megjithatë te katalunasit kanë vetëm një objektiv për këtë pozitë dhe ai është Joao Cancelo, portugezi të cilin e kishin në huazim nga Man City.

Barcelona e ka kërkuar huazimin e tij edhe për një vit tjetër, por ky propozim i Barcelonës është hedhur poshtë nga City që dëshiron vetëm shitjen e tij.

Krizë e madhe tek Barcelona – nëntë lojtarë kanë mbetur të paregjistruar para sezonit të ardhshëm
Lexo po ashtu Krizë e madhe tek Barcelona – nëntë lojtarë kanë mbetur të paregjistruar para sezonit të ardhshëm

Fabrizio Romano ka njoftuar se agjenti i lojtarit, Jorge Mendes po bisedon me Cityn për të gjetur një marrëveshje për transferimin e përhershëm të Cancelos në Camp Nou.

City është gati ta lejoj largimin e portugezit për një shumë rreth 25 milionë euro, shumë që duket e përballueshme për Barcelonën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori