LAJMI I FUNDIT:

Si do ta përdorë Mbappen tek Real Madridi, trajneri legjendar Carlo Ancelotti

Si do ta përdorë Mbappen tek Real Madridi, trajneri legjendar Carlo Ancelotti

Shumë menduan se ishte një mrekulli që Real Madridi trokiti përsëri në derën e Carlo Ancelottit në verën e vitit 2021, por ishte pikërisht italiani ai që thirri Florentino Perezin pas largimit të Zidane, duke i thënë: “Nëse keni nevojë për një trajner, ti e di që jam këtu”.

Ky vendim i çoi ‘Los Blancos’ në një dimension tjetër. Ancelotti u bë trajneri i parë në histori që fitoi katër trofe të Ligës së Kampionëve ndërsa shtoi të pestin sezonin e kaluar.

Në periudhën e tij të parë në Bernabeu, ai ndërhyri me disa skema pas largimit të Jose Mourinhos, duke kaluar nga 4-2-3-1 në 4-4-2 dhe më pas në 4-3-3. Ancelotti u dha lojtarëve të tij liri më të madhe duke shfrytëzuar maksimalisht aftësitë e tyre natyrore.


Ai luajti me Ronaldon si një sulmues i krahut të majtë me më shumë liri për të qarkulluar në fushë, se sa ta kthente atë në një qendërsulmues tradicional, duke shpalosur potencialin e tij të plotë.

Real Madridi vazhdon ende të luaj futboll direkt dhe vertikal, ashtu siç kërkon trajneri i tyre, me theks te ekuilibri dhe organizimi në mbrojtje.

Kylian Mbappé do të hyjë në një ekip të përbërë nga super yje, shumica prej tyre të rinj në moshë, e të cilët tashmë kanë nga dy tituj të Ligës së Kampionëve dhe kanë fituar gjithçka tjetër që ishte për t’u fituar në Spanjë, por një nga pikat ku ata janë fokusuar është roli i qendërsulmuesit.

Dallimi më i madh midis sezoneve 2022-23 dhe 2023-24 është se nga erdhën golat. Në të parin, 23 golat e Benzemas ishin gjashtë më shumë se Vinícius Júnior, që shkëlqyen si dyshja kryesore e Real Madridit.

Por duke luajtur pa francezin sezonin e kaluar, Jude Bellingham u bë golashënuesi më i mirë, me dy më shumë se Vini Jr, pasi mesfushorit anglez iu dha përgjegjësia për të shënuar gola.

Meqenëse Mbappé nuk do të luajë në krahun e majtë të sulmit, e as nuk është shumë i prirur për të luajtur në të djathtë, ne presim që Carlo ta vendosë atë në një rol të lirë në sulm.

Duke qenë se roli i Benzemas nuk është zëvendësuar kurrë me të vërtetë, por ka qenë i ‘mbuluar’ në një farë mënyre nga cilësitë e Bellingham, Mbappe ka kuptim të llogaritet tashmë si trashëgimtari i këtij froni.

Me të dy lojtarët që konkurrojnë për çmimin e Topit të Artë të këtij viti, do të jetë interesante të shihet se si do të reagojë Bellingham ndaj vendosjes në një pozicion më pak të favorshëm për të shënuar, pasi Mbappe tani do ta zërë atë hapësirë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Do të jetë viti i tij, do të bëhet yll i “Old Trafford”” - Ten Hag ‘harron’ Leny Yoron dhe flet fjalë të mëdha për talentin tjetër të Man Utd

“Do të jetë viti i tij, do të bëhet yll i “Old Trafford”” - Ten Hag ‘harron’ Leny Yoron dhe flet fjalë të mëdha për talentin tjetër të Man Utd

Premier League
“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams' - Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

“Është më e rëndësishme se nënshkrimi me Nico Williams' - Koeman fajëson rënien e Barcelonës me trajtimin e legjendave të klubit

La Liga
Spektakël me katër gola në derbin e shqiptarëve në Rumani: Rrahmani dhe Hasani gjejnë golin, Korenica u zëvendësua nga Thaqi

Spektakël me katër gola në derbin e shqiptarëve në Rumani: Rrahmani dhe Hasani gjejnë golin, Korenica u zëvendësua nga Thaqi

Ligat tjera
Mourinho e do te Fenerbahce njërin nga mesfushorët e preferuar të Guardiolas

Mourinho e do te Fenerbahce njërin nga mesfushorët e preferuar të Guardiolas

Ligat tjera
Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

La Liga
Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Liverpooli po përgatit ofertën prej 65 milionë eurosh për top yllin e La Ligas

Premier League
Kalo në kategori