Për të zgjedhur Atashetë e ri të Mbrojtjes, në dy ambasada të Kosovës- në Berlin dhe Ankara, nuk pati gjuhë të përbashkët mes ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në mënyrë që t’i “vihet kapaku” kësaj pune u dashtë të përfshihet edhe pala e tretë, në këtë rast Zyra e Kryeministrit. Kjo e fundit, pas interpretimit të Rregullores për Atashetë e Mbrojtjes, e hapi rrugën që t’u vazhdohet mandati dy atasheve aktual.
Atasheu i Mbrojtjes është përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes/ Forcave të Sigurisë së Kosovës, me status dhe imunitet diplomatik, përgjegjës për aspektet e marrëdhënieve bilaterale dhe multilaterale të mbrojtjes në misionet diplomatike të Kosovës.
Kallxo.com ka siguruar letrat zyrtare që kanë shkëmbyer dy ministrat mes vete, në të cilat shihet propozimi i ministrit Maqedonci që të akreditohen dhe emërohen dy atashetë, dhe arsyetimi i Gërvallës se “një akreditim i ri nuk është i nevojshëm për të njëjtat pozita në të njëjta vende, veçse mund të ketë vetëm vazhdim mandati”.
Nënkoloneli Besim Gashi dhe koloneli Bekim Zejnullahu mbajtën pozitat e atasheve deri më 16.07.2024. Por, në mënyrë që pozitat mos të mbeteshin vakante dhe menjëherë të fillonte mandati i ri, propozimi i ministrit Maqedonci, në letrën e dërguar më 06.06.2024, ishte që këta dy kolonelë të riakreditoheshin dhe emëroheshin, që nga data që përfunduan mandatin, ngase sipas tij, ata kishin konkurruar për t’u rizgjedhur në këto pozita.
Bazuar në legjislacionin në fuqi, procesi i akreditimit është përgjegjësi e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
MPJD-ja, emrin e propozuar nga Ministria e Mbrojtjes, e dërgon për akreditim te shteti/organizata përkatëse. Pas pranimit të akreditimit nga shteti përkatës, MPJD-ja nxjerr vendimin për emërimin e Atasheut të Mbrojtjes.
Rreth dy javë më pas, më saktësisht më 21.05.2024, Gërvalla ia kishte kthyer letrën Maqedoncit, duke i thënë se dy kolonelët përfundojnë mandatin me datën e lartshënuar, dhe se propozimet për akreditim dhe emërim konsiderohen vazhdim i mandateve të tyre aktuale, duke u thirrur në Ligjin për Shërbimin e Jashtëm dhe Konventës së Vjenës për Çështje Diplomatike.
“Një akreditim i ri nuk është i nevojshëm për të njëjtat pozita në të njëjta vende, veçse mund të ketë vazhdim mandati”- shkruan në letrën e Gërvallës, përjashtim rastet kur ministri i Mbrojtjes në konsultim me Komandantin e Forcave dhe Sigurisë së Kosovës (KOMFSK) vendosin t’ia vazhdojnë mandatin më së shumti deri në 6 muaj.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se në lidhje me emërimet për Gjermani dhe Turqi, propozimet e Ministrisë së Mbrojtjes nuk janë refuzuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Diasporës, veçse, gjatë procesit është paraqitur nevoja për një diskutim në lidhje me interpretimin e Rregullores së Qeverisë 09/2022 për Atashetë e Mbrojtjes.
Si përfundim, Kryeziu tha se institucionet relevante janë pajtuar me interpretimin se Rregullorja, e lejon zgjatjen (vazhdimin) e mandatit edhe për gjashtë muaj, por jo më shumë se gjashtë muaj, dhe rrjedhimisht institucionet do të veprojnë sipas bazës ligjore në fuqi dhe praktikave të mira, duke i respektuar ato dhe duke u siguruar që nuk do të ketë vakum të përfaqësimit tonë.
“Kjo qasje siguron që çdo emërim të bëhet në mënyrë të drejtë dhe në përputhje me standardet e vendosura, që forcon besimin dhe integritetin e procesit të emërimeve”- tha Kryeziu.
Portali ka dërguar pyetje në MPJD, më 15.07.2024, por pavarësisht këmbënguljeve, edhe premtimeve nga ana a e tyre se do të përgjigjen brenda ditës, të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.
Me Rregulloren në fuqi për Atashetë e Mbrojtjes nuk ka dispozitë që e ndalon riakreditimin si pasojë e rinkonkurrimit dhe rizgjedhjes. Veçse në rregulloren në fjalë, shkruan se mandati i Atashesë së Mbrojtjes është tre vite pa të drejtë vazhdimi, përjashtimisht me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, në raste të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme ose emergjente por jo më shumë se deri në përfundimin e situatës.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes më 04.04.2024, ishin publikuar emrat e Gashit dhe Zejnullahut, si të përzgjedhur nga Bordi Përzgjedhës në konkursin e rregullt.
Ndër tjera aty shkruan se “pas shqyrtimit, analizimit dhe vlerësimit të hollësishëm të dosjeve fizike të kandidatëve, testimit te njohurive të gjuhës angleze, si duke bazuar ne kriteret e Rregullores Nr.09/2022 për Atashetë e Mbrojtjes, Bordi Përzgjedhës ka vendosur që të bëjë rekomandimin e kandidatëve në fjalë”.
Detyra e Bordit është që të shqyrtojë aplikacionet sipas kritereve dhe përzgjedh aplikantët që i plotësojnë ato kritere. Më pas, organizon testin me shkrim dhe intervistën me gojë dhe krejt në fund përpilon listën përfundimtare.
Besim Gashi më 15.07.2024 akredituar si Atashe i Mbrojtjes me të drejta të plota i Republikës së Kosovës në Zvicër.
Maqedonci, i cili kishte njoftuar që përmes këtij vendimi i hapet rrugë konkretizimit të bashkëpunimit me Konfederatën e Zvicrës në aspektin e mbrojtjes, si dhe inicimit të projekteve ushtarake me Kosovën.
Sipas Rregullores, Atasheu që është caktuar Atashe rezident, mund të caktohet edhe Atashe jorezident në shtete të tjera.
Tutje, në rregullore shkruan se të drejtë aplikimi kanë të gjithë pjesëtarët e FSK-së, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara në këtë rregullore dhe kriteret e përcaktuara nga vendet pritëse dhe organizatat ndërkombëtare, nëse kërkohet.
Ndër të tjera, në Rregullore shkruan se fillimi dhe përfundimi i mandatit të Atasheut të Mbrojtjes, rekomandohet të realizohet brenda periudhës korrik-gusht të vitit kalendarik. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Edi Rama reagon pas vizitës së Thaçit në Kosovë: "Burrë"

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Vizita e Thaçit në QKUK nën masa të rrepta sigurie, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker