LAJMI I FUNDIT:

Ancelotti flet për planet e pensionimit, por nuk lë pa përmendur dyshen Bellingham dhe Mbappe

Ancelotti flet për planet e pensionimit, por nuk lë pa përmendur dyshen Bellingham dhe Mbappe

Trajneri legjendar italian, Carlo Ancelotti, ka shpjeguar pse është rezistent ndaj idesë për të marrë drejtimin e një kombëtareje, shakatë me Jude Bellingham, transferimin e Kylian Mbappe dhe të ardhmen e tij tek Real Madridi.

Ancelotti mbushi 65 vjet muajin e kaluar dhe së fundmi nënshkroi kontratë të re me madrilenët deri në qershor të 2026.

Ai foli në një intervistë në festivalin ‘Giffoni Film’, që është një festim vjetor që sjellë fëmijët drejt botës së kinemasë.


Kur u pyet për pensionimin e tij, Ancelotti përdori sensin e tij të humorit duke ngritur vetullën e tij.

“Nuk e di se kur do të ndalojë. Kur Real Madridi të mërzitet nga unë, atëherë unë do të duhet të mendojë se çfarë të bëjë pastaj”, ka thënë Ancelotti me buzëqeshje.

Ai ka pasur një ofertë për të marrë drejtimin e kombëtares së Brazilit, ndërsa edhe Italia mund ta vlerësojë si opsion në të ardhmen, por duket se kjo nuk është ndër prioritetet e tij tani.

“Unë jam rezistent ndaj idesë për të qenë trajner i një kombëtareje, sepse e preferoj punën e përditshme në nivel klubesh”, vazhdoi ai.

Kjo është periudha e tij e dytë me Real Madridin pas një periudhe nga 2013 deri në 2015, duke u rikthyer në 2021. Sezonin e kaluar ai fitoi La Ligan dhe Ligën e Kampionëve, duke konfirmuar statusin e tij si trajneri më i suksesshëm në histori të garave evropiane.

Ancelotti gjithashtu ka përcjellur Euro 2024, me që të dy yllin momental të Real Madridit, Jude Bellingham dhe tashmë Kylian Mbappe.

“Spanja e meritoi ta fitonte trofeun, ata kishin më shumë talentë. Ishte një Kampionat Evropian me intensitet të vogël, sepse lojtarët me kualitetin më të madh ishin të lodhur kur ia filloi”.

“Bellinghami ishte një befasi, por ai është gjenetikisht një kampion. Stërvitja mund t’iu përmirësojë, por juve ju duhet gjenetika për të qenë me të vërtetë një kampion”, deklaroi Ancelotti.

Në fund kur u pyet se si do të përshtatet Mbappe tek ekipi momental i Real Madridit, Ancelotti dha një përgjigje tipike të tij.

“Do ta shohim, do ta fus diku”, u përgjigj shkurtimisht tekniku italian./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu duket tani formacioni startues

Një miliarder ka krijuar një Manchester United të ri - kështu duket tani formacioni startues

Premier League
Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

Zbulohen pagat e lojtarëve në La Liga – dy lojtarë fitojnë më shumë se Mbappe

La Liga
Barcelona do ta bëjë të pamundurën ta largojë nga ekipi top yllin këtë verë

Barcelona do ta bëjë të pamundurën ta largojë nga ekipi top yllin këtë verë

La Liga
Dyshja e Liverpoolit të cilët kanë mbetur të injoruar nga Slot, pritet të largohen këtë verë

Dyshja e Liverpoolit të cilët kanë mbetur të injoruar nga Slot, pritet të largohen këtë verë

Premier League

"Kemi sulmuesin më të mirë në Rumani, nuk e shesim nën 5 milionë euro" - presidenti i Rapidit me fjalë të mëdha për Rrahmanin

Ligat tjera
Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

Mbappe, Alexander-Arnold dhe Davies - formacioni i frikshëm i Real Madridit me tre yje të rinj në 11-she

La Liga
Kalo në kategori