LAJMI I FUNDIT:

Antikorrupsioni: Pasaportat diplomatike nuk janë privilegj por e drejtë

Antikorrupsioni: Pasaportat diplomatike nuk janë privilegj por e drejtë

Pasaporta diplomatike nuk është privilegj, por vetëm e drejtë që shërben vetëm për kryerjen e detyrës zyrtare të anëtarëve të Komisionit Antikorrupsion dhe kjo e drejtë asnjëherë nuk do të përdoret për qëllime private.

Është kjo një pjesë e reagimit të Komisionit Antikorrupsion, pas reagimeve të shkaktuara në opinion njoftimi se anëtarët kanë nxjerrë pasaporta diplomatike.

Nga ky Komision thonë se këtë të drejtë ua lejon Ligji për dokumentet e udhëtimit dhe se I takojnë kësaj kategorie pasi janë zgjedhur nga Kuvendi.


Antikorrupsioni, nga ana tjetër, ka mohuar informatat se kanë kërkuar vetura zyrtare.

Në reagim, nga ky komision kanë dërguar mesazhin se opinioni punën e tyre do ta vlerësojë sipas numrit të lëndëve të mbyllura.

“Në seancën e caktuar më 24 korrik, do të shqyrtohen rreth 150 propozim-vendime sipas lëndëve të formuara nga përbërja e re e KSHPK-së. Në mënyrë plotësuese kanë nisur edhe 103 procedura për kundërvajtje që parashihen me Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit.Potencojmë se vetëm me kësi fakte do ta prezantojmë suksesin e punës sonë, kundrejt populizmit të imponuar në opinion”, 
thanë nga Komisioni Antikorrupsion.

Përbërja aktuale e Komisionit Antikorrupsion, në krye me Kryetaren Tatjana Dimitrovska, mandatin e nisi më 8 shkurt 2024./tvklan.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori