LAJMI I FUNDIT:

Nuk ka kufizim të orarit të punës, java e ardhshme me temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme

Nuk ka kufizim të orarit të punës, java e ardhshme me temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

“Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet tutje.


Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve kishte marr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 për disa kategori. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Rrebesh shiu në Pejë dhe Viti, IHMK njofton se edhe të dielën disa zona rrezikohen nga breshëri

Lajme
Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Haxhiu: Informacionet janë kundërthënëse, nuk mund ta dimë me siguri që Faton Hajrizi është vrarë - nevojitet hetim për ta zbardhur të vërtetën

Lajme
Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Numri i madh i banesave të pabanuara në Prishtinë, ekspertët tregojnë nëse mund të ketë rënie të çmimit

Mirjeta Hajzeraj
Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Erdhi në Shqipëri për dy javë, bjellorusja dashurohet me shqiptarin dhe vendos të qëndrojë përgjithmonë këtu

Lajme
Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete zbulon dokumentet e CIA-s: Në 1949 u kapën 800 robër grekë në Shqipëri, plani sekret Beograd-Athinë për të na pushtuar në 1952

Ish-shefi i Shërbimeve Sekrete zbulon dokumentet e CIA-s: Në 1949 u kapën 800 robër grekë në Shqipëri, plani sekret Beograd-Athinë për të na pushtuar në 1952

Lajme
Kalo në kategori