LAJMI I FUNDIT:

Osmani takon Mbretin Charles III e kryeministrin Starmer: ​Lidhja Kosovë-Britani e fortë dhe e palëkundur

Osmani takon Mbretin Charles III e kryeministrin Starmer: ​Lidhja Kosovë-Britani e fortë dhe e palëkundur

Në margjina të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Londër, presidentja Vjosa Osmani është takuar me Mbretin Charles III dhe kryeministrin britanik Keir Starmer.

“Në 25-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO-s dhe trupave britanike në Kosovë, rikonfirmuam se lidhja midis Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar është e fortë dhe e palëkundur”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Samiti i komunitetit politik evropian po mbahet në Londër me pjesëmarrjen e 47 vendeve evropian. Ky është takimi më i madh i liderëve evropianë në vitet e fundit.


Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës
Lexo po ashtu Osmani dhe kancelari gjerman flasin për angazhimin e përbashkët në integrimin e euroatlantik të Kosovës

Pjesëmarrësit e samitit do të diskutojnë për përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim forcimin e sigurisë dhe stabilitetit, si dhe për energjinë dhe migracionin në kontinentin evropian.

Mes pjesëmarrësve janë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri hungarez Viktor Orban, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, kryeministri belg Alexander De Croix , presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq, shefi i diplomacisë evropiane në largim Josep Borrell, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe shumë të tjerë.

Për herë të parë në samit po merr pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe përfaqësues të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës.

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori