Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar rezultatet dhe të arriturat për gjashtë muajt e parë të vitit 2024.
Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, gjatë kësaj konference njoftoi treguesit kryesorë të mbledhjes së të ardhurave, efikasitetin e shërbimeve dhe progresin në përmbushjen e objektivave strategjike.
Murtezaj tha se ATK-ja ka arritur rezultate mbresëlënëse në mbledhjen e të hyrave gjatë periudhës janar-qershor 2024, duke theksuar se të hyrat e mbledhura kanë tejkaluar pritshmëritë, duke arritur në 473.3 milionë euro, që tregon rritje prej 50.1 milionë euro më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
“Ky sukses i atribuohet përmirësimit të proceseve të mbledhjes dhe angazhimit të shtuar të tatimpaguesve në përmbushjen e obligimeve të tyre.
Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zbatuar 15,442 aktivitete intensive për parandalimin e evazionit tatimor dhe edukimit tatimor. Këto aktivitete kanë ndihmuar në rritjen e ndërgjegjësimit të obligimeve tatimore, duke kontribuar në përmirësimin e pajtueshmërisë dhe uljen e evazionit fiskal.
Këto aktivitete kanë rezultuar me 1.5 milionë euro gjoba, 43.8 milionë euro tatim shtesë, 9.8 milionë euro janë konstatuar mungesë në stoqe, si dhe 3,809 punëtor janë formalizuar si të punësuar”, tha ai.
Sipas tij, një ndër arritjet kryesore të ATK-së ka qenë avancimi i proceseve të digjitalizimit.
“Implementimi i platformave të reja elektronike ka thjeshtuar ndjeshëm procedurat për dorëzimin e deklaratave tatimore dhe pagesave, të cilat që nga lancimi i EDI janë: 25.1 milionë E-deklarime, me gjithsej 164,293 tatimpagues të regjistruar në platformë. Kjo ka rezultuar në një rritje të efikasitetit dhe transparencës, duke bërë të mundur që bizneset të përmbushin obligimet e tyre në mënyrë më të lehtë dhe më të shpejtë.
ATK-ja ka forcuar bashkëpunimin me institucionet e tjera publike dhe organizatat ndërkombëtare, duke krijuar partneritete që kanë për qëllim luftimin e evazionit fiskal dhe përmirësimin e administrimit tatimor. Këto bashkëpunime kanë rezultuar në shkëmbimin e informacionit dhe praktikave më të mira, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve të ATK-së”, tha ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/murati-380x233.jpg)
Shtesat e reja për fëmijë merren nga gushti, ministri Murati tregon se në skemë është një nënë me 10 fëmijë
![Mjeku në shtëpi mundësuar nga](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/7177933e-46d8-41e7-a8cb-a4199defc591-380x233.jpg)
Mjeku në shtëpi mundësuar nga "KosovaMed" ofron mbështetje shëndetësore për të moshuarit në shtëpi
![Lojërat Olimpike Paris 2024, një fiasko financiare?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_3-60-380x233.jpg)
Lojërat Olimpike Paris 2024, një fiasko financiare?
![Ftesë për ofertim: Trajnim për trajnerët në IPKO Telecommunications LLC](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-195-380x233.jpg)
Ftesë për ofertim: Trajnim për trajnerët në IPKO Telecommunications LLC
![Sa e ëmbël, sa e mirë - me Biskrem po ndihem e tillë!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/9bc3378d-34b5-4cd5-9d53-c8ab886dac42-380x233.jpg)
Sa e ëmbël, sa e mirë - me Biskrem po ndihem e tillë!
![Central Park - një destinacion i përsosur për diasporën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Central-Park-380x233.jpg)
Central Park - një destinacion i përsosur për diasporën
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-18-380x233.jpg)
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
![Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/skynews-mascho-piro-tribe-amazon_6629179-380x233.jpg)
Pamje e rrallë e një “fisi të pakontaktuar” që dalin nga pylli tropikal i Amazonës – pasi po përballen me një “katastrofë humanitare”
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/granit-xhaka-4-380x233.jpg)
"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës
![E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/lamineyamal-spain-380x233.jpg)
E dashura e Yamalit konvertohet në fenë islame pas lidhjes me yllin e Spanjës? Detaji që nxiti spekulimet
![Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/princessleonorandgavi-380x233.jpg)
Momenti i Princeshës së Spanjës me Gavin bëhet viral në internet, Leonor thuhet se ka një pëlqim për yllin e Barcelonës
![Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Rabiot-1-380x233.jpg)
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura