Agjencia Kosovare e Privatizimit ka ndalur veprimtarinë e tri pikave të karburantit në veri të Kosovës pasi që të njëjtat kishin rezultuar se po funksionin pa licencë e dy as nuk ishin te fiskalizuara. Policia, që ishte pjesë e aksionit tregoi se nuk patën kundërshtime gjatë mbylljes së tyre.
Një letër që i paralajmëron pronarët e biznesit se nëse e largojnë dhe rinisin punën do të përballen me ligjin.
Të njëjta janë vendosur në tri pika karburanti në veri të Kosovës dhe ata janë udhëzuar që të paraqiten në zyrat e Ministrisë së Tregtisë në Prishtinë meqenëse veprimtarinë e kanë ilegale.
Dy prej tyre janë në komunën e Zubin Potokut e një në Mitrovicën e Veriut.
Kjo u bë të martën në një aksion të Agjencisë Kosovare të Privatizimit së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës dhe me Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut.
“Pas vizitave dhe inspektimeve, është vërtetuar se tri pika të karburanteve nuk janë të pajisura me licencë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë dhe dy prej tyre nuk janë as të fiskalizuara. Kjo përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit nr. 08/L-018 për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit. Mbi bazën e gjetjeve në terren, Inspektorati i MINT u ka ndërprerë veprimtarinë këtyre bizneseve, dhe si rrjedhojë e kësaj AKP do të ndërpres kontratat e qirasë”.
Si çdoherë, pjesë e aksionit për asistencë ishte edhe Policia e Kosovës por këta nuk patën nevojë për ndërhyrje se nuk pati kundërshti.
“Ne kemi pranu kërkesën për asistencë nga AKP-ja, ne kemi ofru asistencën ashtu siç është e paraparë me ligj, nuk kemi pas asnjë problem gjatë kryerjes së detyrës tonë dhe as AKP nuk ka pas problem në kryerjen e detyrave të veta”, ka thënë Veton Elshani – Zv.Drejtor i Policisë në Veri.
Agjencia Kosovare e Privatizimit kanë thënë se veprimtaria e këtyre pikave të karburanteve përbën shkelje të kontratave të qirasë me AKP-në dhe Ligjit për Tregtinë me Produkte të Naftës dhe Karburante të Ripërtërishme, duke cenuar kështu sigurinë e konsumatorëve dhe të mjedisit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-18-380x233.jpg)
Ambasadori i Kosovës në Maqedoni, Qehaja: S’ka rrezik për dorëzimin e Blerim Ramadanit në Serbi
![Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/policia-e-maqedonise-MK-780x439-1-380x233.png)
Gjashtë punëtorë nga Nepali e lënë punën pa paralajmërim, pronarët nga Maqedonia ankohen në polici
![Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën ‘Arbër Xhaferi’](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/arber-chaferi-380x233.jpg)
Një i vdekur nga një aksident mes tri veturave në autostradën ‘Arbër Xhaferi’
![Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/OVL-UCK-proteste-me-moton-Ne-mbrojtje-te-Luftes-Clirimtare-foto-Ridvan-Slivova-4-1-780x439-1-380x233.jpg)
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut me fletarrest të lëshuar nga Serbia
![Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/auto_perleshen-me-thika-disa-persona-ne-decan-rrahjen-e-vazhdojne-edhe-ne-spital_5efb2f72633c31623483854-380x233.jpg)
Përleshje fizike mes disa personave në një pishinë në Istog - dy persona bëhen për spital
![Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Milan-Radoicic-380x233.png)
Në Kosovë po finalizohet aktakuza ndaj Radoiçiqit, Serbia i kërkon dokumente EULEX-it
![Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/372397900_664462745647476_944633056707353755_n-780x439-1-380x233.jpg)
Sot gjatë natës dhe dy ditët e ardhshme në Kosovë, shi dhe shkarkim rrufesh
![Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/faton-hajrizi-380x233.jpg)
Drejtori i Burgjeve i bën thirrje Faton Hajrizit të dorëzohet: Do ta ketë më të lehtë ballafaqimin me procedurat
![NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ushtaret-kfor-380x233.jpg)
NATO shpreh shqetësim: Ka mundësi për përkeqësim të situatës së sigurisë në Kosovë
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Oyarzabal dhe Merino shpallen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/merino-380x233.png)
Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë
![Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-mbappe-1-380x233.png)
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit
![Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-2-380x233.jpg)
Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?
![Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vincent-380x233.jpg)
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë
![Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jd-vance-trump-1-380x233.jpg)
Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë