LAJMI I FUNDIT:

“Pjesa e munguar e enigmës” – legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

“Pjesa e munguar e enigmës” – legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Chelseat i është thënë të bëjë një lëvizje për ish-kapitenin e Arsenalit, Granit Xhakën.

Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane u largua nga Gunners verën e kaluar për në Bundesligë në një marrëveshje me çmim të ulët dhe vazhdoi të udhëheqë Bayer Leverkusen drejt titullit të parë në Bundesligë dhe duke fituar DFB Pokal.


Chelsea nuk ka nevojë për përforcime në mesfushë, pasi ka shpenzuar mbi 200 milionë euro vetëm për Enzo Fernandes dhe Moises Caicedo, por ish-lojtari i bluve Frank Lebouef beson se Xhaka mund të jetë “pjesa e munguar e enigmës” për trajnerin e ri Enzo Maresca.

Nga 50 mijë në 50 milionë euro – Granit Xhaka bëri atë që askush nuk e ka parashikuar
Lexo po ashtu Nga 50 mijë në 50 milionë euro – Granit Xhaka bëri atë që askush nuk e ka parashikuar

“Unë po ju them se ai që duhet të nënshkruajë Chelsea është Granit Xhaka. Ai është shumë mbresëlënës dhe mendoj se Chelsea duhet ta kishte nënshkruar atë kur ai u largua nga Arsenali”, deklaroi Lebouef për BoyleSports.

“Ai ka qenë fenomenal për Zvicrën në Euro 2024 dhe ishte gjithashtu lojtari më i mirë i sezonit për Leverkusen – ai i përshtatet shumë mirë Chelseat, veçanërisht në mesfushë me Enzon dhe Caicedon”.

“Ai mund të jetë pjesa e munguar e enigmës për ta”, ka shtuar më tej Lebouef. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

La Liga
Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

La Liga
Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Premier League
Kalo në kategori