Udhëheqësi i një grupi esktremist neo-nazist me seli në Evropën Lindore, është akuzuar për komplot që një bashkëpunëtor i tyre kishte planifikuar të vishej si Babadimër dhe t’u shpërndante karamele të helmuara fëmijëve hebrenj në qytetin e Nju Jork, duke “mbjellë” terror”, thanë prokurorët të martën.
Michail Chkhikvishvili, një 21-vjeçar nga Republika e Gjeorgjisë, u padit për katër akuza, duke përfshirë nxitjen e krimeve të urrejtjes dhe aktet e dhunës masive, sipas një deklarate nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Nuk dihet nëse ai kishte një avokat, transmeton Telegrafi.
Chkhikvishvili, i cili ka pseudonime të ndryshme duke përfshirë Commander Butcher, dyshohet se drejton Kultin e Vrasjeve Maniak, për të cilin prokurorët thanë se është një grup ekstremist ndërkombëtar që i përmbahet një “ideologjie neo-naziste dhe promovon dhunën dhe aktet e dhunshme kundër pakicave, komunitetit hebre dhe grupeve tjera që i konsideron ‘të padëshirueshme’.
Qëllimi i Kultit të Vrasjeve është të prishë rendin shoqëror dhe qeveritë nëpërmjet terrorizmit dhe akteve të dhunshme që nxisin frikën dhe kaosin, sipas njoftimit nga Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Matthew G. Olsen i Divizionit të Sigurisë Kombëtare të Departamentit të Drejtësisë, Prokurori i SHBA, Breon Peace i Nju Jorkut dhe Ndihmës Drejtori Ekzekutiv Robert R. Wells i Degës së Sigurisë Kombëtare të FBI-së.
Chkhikvishvili u arrestua pasi u përpoq të rekrutonte një oficer të fshehtë të zbatimit të ligjit për t’iu bashkuar grupit të tij dhe për të kryer krime të dhunshme si vënie bombash dhe zjarrvënie.
“Në nëntor 2023, Chkhikvishvili filloi të planifikonte një ngjarje me viktima masive për qytetin e Nju Jorkut në natën e Vitit të Ri”, thanë prokurorët.
“Skema përfshinte një individ që vishej si Babadimër dhe shpërndante karamele të mbushura me helm për pakicat dhe fëmijët në shkollat hebraike në Brooklyn”, thuhet në deklaratën e Departamentit të Drejtësisë.
Ai “hartoi udhëzime hap pas hapi për të zbatuar skemën” dhe ndau me oficerin e fshehtë “manualë të detajuar për krijimin dhe përzierjen e helmeve dhe gazeve vdekjeprurëse”, thuhej në deklaratë.
Nëse dënohet, Chkhikvishvili përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burg për nxitje të krimeve të dhunshme, pesë vjet për komplot për të kërkuar krime të dhunshme, 20 vjet për shpërndarjen e informacionit në lidhje me prodhimin dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese, dhe pesë vjet për transmetimin e komunikimit kërcënues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Pamje të reja nga tentimvrasja e Trumpit, agjentët e Shërbimit Sekret me trupat e tyre mbulojnë ish-presidentin që e futin në veturën e blinduar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-184-380x233.jpg)
Pamje të reja nga tentimvrasja e Trumpit, agjentët e Shërbimit Sekret me trupat e tyre mbulojnë ish-presidentin që e futin në veturën e blinduar
![Rregullat e çuditshme për turistët në Kroaci](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/l-1-380x233.jpg)
Rregullat e çuditshme për turistët në Kroaci
![Brigada Lyud, policët ukrainas ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse në Toretsk dhe Vonvchansk – me tërë forcën luftojnë kundër rusëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-183-380x233.jpg)
Brigada Lyud, policët ukrainas ruajnë pozicionet e tyre mbrojtëse në Toretsk dhe Vonvchansk – me tërë forcën luftojnë kundër rusëve
![Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde - Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/da948021-cca0-4a31-9b77-13db1f4febe1-380x233.jpg)
Vala e të nxehtit ekstrem në Ballkan thyen rekorde - Severe Weather Europe tregon edhe sa ditë do të zgjasë
![Biden zbulon se çfarë do ta bënte atë të largohej nga gara presidenciale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-5-380x233.jpg)
Biden zbulon se çfarë do ta bënte atë të largohej nga gara presidenciale
![Shtatë teoritë e konspiracionit rreth atentatit ndaj Trumpit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-90-380x233.jpg)
Shtatë teoritë e konspiracionit rreth atentatit ndaj Trumpit
![Beteja për Novomykhailivka i kushtoi shtrenjtë rusëve, humbën 300 automjete](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/1-177-380x233.jpg)
Beteja për Novomykhailivka i kushtoi shtrenjtë rusëve, humbën 300 automjete
![Në përgjigje të vdekjes së pesë civilëve, Hezbollah lëshoi rreth njëqind raketa drejt veriut të Izraelit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_1-91-380x233.jpg)
Në përgjigje të vdekjes së pesë civilëve, Hezbollah lëshoi rreth njëqind raketa drejt veriut të Izraelit
![Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-2-380x233.jpg)
Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Oyarzabal dhe Merino shpallen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/merino-380x233.png)
Oyarzabal dhe Merino shpallen "tradhtarë" me t'u kthyer në Spanjë
![Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ronaldo-mbappe-1-380x233.png)
Çfarë tha Mbappe për Ronladon në konferencën e tij të parë si lojtar i Real Madridit
![Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/biden-trump-2-380x233.jpg)
Çfarë thonë sondazhet në shtatë shtetet kryesore - Biden apo Trump?
![Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/vincent-380x233.jpg)
Bayern Munich planifikon goditjen e dyfishtë në afatin kalimtar që do t’i befasojë të gjithë
![Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jd-vance-trump-1-380x233.jpg)
Pse Trumpi e zgjodhi JD Vance si kandidat për zëvendëspresident amerikan?
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë