Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez
![Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/alvarezzz-780x439.jpg)
Julian Alvarez raportohet se po i afrohet largimit nga Manchester City dhe duket se do të kompletojë transferimin sensacional në Spanjë.
Në janar të 2022, ishte konfirmuar që sulmuesi argjentinas ka nënshkruar për Manchester Cityn nga River Plate për shumën e 14 milionë eurove.
Që nga atëherë, 24-vjeçari ka shënuar 36 gola në 103 ndeshje në të gjitha garat për klubin nga Mançesteri.
Argjentinasi deri më tani ka fituar dy tituj të Ligës Premier, një FA Cup, një Ligë të Kampionëve, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.
Sidoqoftë, minutat e Alvarezit ishin limituar për shkak të Erling Haaland, i cili në të shumtën e rasteve është zgjedhja e parë e Pep Guardiolës për sulmin.
Tani që është hapur afati kalimtar veror, Alvarez është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Qytetarët’. Siç ka raportuar gazetari Cesar Luis Merlo, gjiganti spanjoll Atletico Madrid ka avancuar në negociata për transferimin e argjentinasit.
“Atletico Madridi po avancon për Julian Alvarez. Tashmë ka negociata për reprezentuesin e kombëtares së Argjentinës”.
“Ai është i gatshëm që të largohet nga Manchester City për shkak se dëshiron një rol më të madh”, ka thënë Merlo.
Përveç Atleticos, edhe ekipe si Chelsea dhe Paris Saint-Germaini janë lidhur gjithashtu me një lëvizje për sulmuesin./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates “bëjë diçka” ndërsa po shpartalloheshin nga Spanja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/jude-bellingham-1-380x233.png)
Publikohen pamjet kur Bellingham i tha Southgates “bëjë diçka” ndërsa po shpartalloheshin nga Spanja
![Pas disa ngecjeve, objektivi i verës i Man United i thotë ‘po’ ofertës së tyre](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/ten-haggg-380x233.jpg)
Pas disa ngecjeve, objektivi i verës i Man United i thotë ‘po’ ofertës së tyre
![A morën pjesë më shumë tifozë në prezantimin e Mbappes apo të Ronaldos në 2009?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mbappe-ronaldo-380x233.png)
A morën pjesë më shumë tifozë në prezantimin e Mbappes apo të Ronaldos në 2009?
![UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-123-380x233.jpg)
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë
![Tyson Fury zbulon kundërshtarin me të cilin nuk do të boksonte kurrë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/tyson-fury-380x233.jpg)
Tyson Fury zbulon kundërshtarin me të cilin nuk do të boksonte kurrë
![Palmer në mënyrë sekrete po mundohet ta bind yllin e Anglisë t’i bashkohet tek Chelsea](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/colee-380x233.jpg)
Palmer në mënyrë sekrete po mundohet ta bind yllin e Anglisë t’i bashkohet tek Chelsea
![Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/page-120-380x233.jpg)
Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja
![Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/mbapppe-380x233.jpg)
Mbappe iu përgjigj pyetjes se pse e refuzoi ofertën e Real Madridit dy vite më parë
![Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/angli-spanje-380x233.png)
Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/goat-380x233.png)
Ronaldo, Messi, Pele apo Maradona? - ChatGPT tregon se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave
![Qyteti më i afërt me qiellin quhet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Gad-Asher-3-380x233.jpg)
Qyteti më i afërt me qiellin quhet "ferri në Tokë": Jetëgjatësia është 35 vjet dhe askush nuk dëshiron të shpërngulet
![Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/al-nassr-380x233.png)
Al-Nassr i Ronaldos ofron mega kontratë për ta bërë yllin e Real Madridit futbollistin më të paguar në botë në pozicionin e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/dani-musiala-380x233.png)
"Ku është Musiala?", Morata elektrizon tifozët spanjollë me prezantimin e Carvajalit para tyre
![Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/princess-380x233.png)
Ekspedita e Spanjës arrin në Madrid, vëmendjen merr princesha me fanellën yllit të La Rojas
![Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/Screenshot_7-21-380x233.png)
Miliarderi Elon Musk mund të shkatërrojë Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, çfarë do të ndodh më pas?