Deri në 100 milionë euro parashihet të arrijë e tërë “Dritarja për Investime të Diasporës”. Ndërsa përmes kësaj do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro. E gjithë kjo ka për qëllim tërheqjen e investimeve nga diaspora.
Në ngjarjen lansuese të kësaj dritare, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se me këtë hap do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa sipas tij, e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro.
“Do të mundësohet garantimi i kredive investuese deri në 3 milionë euro, ndërsa e tërë dritarja parashihet të arrijë deri në 100 milionë euro. Kemi shumë raste ku bashkatdhetarët tanë po kthehen për të investuar në Kosovë, për të punuar këtu, sepse Kosova ofron kushte të mirë”, tha Kurti.
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka theksuar se përmes kësaj dritare do të mundësohet rritja e investimeve të diasporës.
“Po e lansojmë një dritare të re që do të mundësojë rritjen e investimeve të diasporës tonë. Ideja ka qenë të zgjidhet një problem që është për ndërmarrësit tonë që jetojnë në diasporë dhe dëshirojnë të investojnë këtu…Të krijohet një dritare e re përmes së cilës Fondi për Garanci Kreditore i mbështetur edhe nga qeveria, të mundësojë garantimin e këtyre kredive dhe përmes kësaj të zvogëlohet rrisku”, tha Murati.
Ambasadori i ShBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier derisa është shprehur i lumtur me themelimin e kësaj dritare, ka thënë se kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu.
“Qeveria amerikane është krenare që ka ndihmuar në themelimin e këtij programi të ri, sepse kuptojmë mundësinë e rrallë që bizneset nga diaspora prezantojnë. Kur ndërmarrësit nga diaspora kthehen në vend, sjellin më të mirën këtu…Me qeljen e kësaj platofrme, shpresojmë të mbështesim më shumë rrëfime suksesi si kjo, krijohen vende të reja të punës”, tha ai.
Drejtori Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, Besnik Berisha ka thënë se kontributi i diasporës në vend është jashtëzakonisht i madh.
Dritarja për investime të diasporës është një skemë e re e ndarjes së rrezikut nga FKGK-ja për garantimin e kredive për t’u ofruar investitorëve të diasporës qasje në kredi për projektet e tyre investuese në Kosovë. Programi i ri i garancisë do të promovoje rritjen e fluksit të kapitalit privat të diasporës në Kosovë duke tërhequr investime të reja drejt themelimit të ndërmarrjeve të reja sipërmarrëse ose fuqizimit të bizneseve të sapo krijuara nga diaspora./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kapetanoviq në Sarajevë: Bashkëpunimi rajonal po forcon Ballkanin dhe dërgon mesazhin e solidaritetit ekonomik
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave “futet në alarm” nga tarifat e Trump
Të martën, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Dorëshkrimi fanariot” të autores rumune Doina Ruşti
Çmimi i bitcoin në nivelin më të ulët që nga fundi i 2024, teksa tregu i kriptovalutave "futet në alarm" nga tarifat e Trump
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gerta flet pas incidentit: Nuk kam për qëllim të dëmtoj sytë e Gjestit
Gerta Gixhari e lëndon Gjestin? I hedh alkool në sy
‘Trazira’ në Big Brother VIP Albania - pas lëndimit të Gjestit shpërthejnë debatet në shtëpi
Babai i Haalandit thumbon keq Arsenalin pas turpërimit që i shkaktuan Man Cityt
A është ende e sigurt të fluturosh me aeroplan? Ekspertët e aviacionit japin 'verdiktin e tyre' pas incidentit në Uashington
Musk: USAID është një organizatë kriminale – është koha që të shuhet