LAJMI I FUNDIT:

Brenda një javë janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe në RMV, tetë persona janë shtruar në spital

Brenda një javë janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe në RMV, tetë persona janë shtruar në spital

Nga data 5 deri më 11 korrik janë regjistruar 48 raste të reja me kollë të keqe, që është një rritje prej 54,8 për qind krahasuar me një javë më herët. Nga rastet e reja, tetë janë shtruar në spital.

Deri më 11 korrik, në vend janë regjistruar gjithsej 905 raste me kollë të keqe, thuhet në raportin e fundit të publikuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike, shumica e rasteve të reja janë raportuar në Shkup – 30, tetë raste në Kumanovë, tre në Tetovë, dy raste në Kratovë, Gostivar dhe Manastir dhe një rast në Prilep.


Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 70 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha deri në katër vjeç.

“Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 33 persona janë të pa vaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, nëntë janë të vaksinuar plotësisht dhe gjashtë janë të vaksinuar sipas moshës”, thonë nga ISHP./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori