LAJMI I FUNDIT:

Lamine Yamal thyen rekordin 66-vjeçar të Peles

Lamine Yamal thyen rekordin 66-vjeçar të Peles

Lamine Yamal ka thyer një rekord 66-vjeçar të mbajtur nga Pele në finalen e Euro 2024.

Spanja po përballet me Anglinë  ë finalen e Kampionatit Evropian 2024, teksa të dyja palët përballen për të fituar lavdinë e Euros.

Spanja shihet si favorit duke fituar shtatë ndeshje radhazi në turneun e këtij viti, ndërsa Anglia do të synojë të fitojë trofeun e parë në histori.


I riu Yamal ka qenë një pjesë kyçe e suksesit të Spanjës pasi ai ka thyer disa rekorde duke përfshirë lojtarin më të ri që ka luajtur dhe ka shënuar në turne.

Dhe sërish, 17-vjeçari pritet të thyejë një tjetër rekord gjatë finales të së dielës mbrëma.

Ndërsa bilbili për fillimin e ndeshjes tashmë ka rënë, Yamal ka rrëzuar nga froni Pelen si futbollistin më të ri mashkull që ka luajtur në një finale të turneut të madh ndërkombëtar.

Pak çaste para ndeshjes, Yamal tregon se si do ta mposhtin Anglinë
Lexo po ashtu Pak çaste para ndeshjes, Yamal tregon se si do ta mposhtin Anglinë

Në moshën 17 vjeç e 249 ditë, Pele theu rekordin në Kupën e Botës 1958, pasi braziliani shënoi dy gola në mposhtjen 5-2 të Suedisë.

Pasi Yamal ka mbushur vetëm 17 vjeç dje, Yamal ka thyer këtë rekord në finalen e Euro 2024, në moshën 17 vjeç e 1 ditë.

Pasi ka luajtur në çdo ndeshje të turneut deri më tani, Yamal ka shënuar një gol dhe ka asistuar tri herë. /Telegrafi/