LAJMI I FUNDIT:

Denis MacShane: Nuk kemi gjetur në Kosovë një udhëheqës që do ta kuptojë që paqja është kompromis

Denis MacShane: Nuk kemi gjetur në Kosovë një udhëheqës që do ta kuptojë që paqja është kompromis

Ish-ministri i Britanisë së Madhe për Evropën, Denis MacShane, ka komentuar rolin e negociatorëve të BE-së në dialogun Kosovë-Serbi. Ai thotë gjithashtu se në Kosovë ende nuk ka një udhëheqës për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet.

MacShane theksoi se zgjedhja e sllovakut Miroslav Lajçak dhe spanjollit Josep Borrell, si drejtuesit e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, ishte një koincidencë që ata vinin nga dy vende që nuk e njohin Kosovën.

“Unë mendoj se ishte një koincidencë. Por ka probleme në Spanjë. Dhe padyshim mund të thuhet, nëse Kosova bëhet e pavarur, po Katalonia? Por, nuk është një krahasim. Mendoj se është më pak e pranueshme për Rumaninë dhe Sllovakinë të thonë se ka një problem sigurisht, me pakicat e tyre të respektuara etnike në Hungari, dhe ata kërkojnë trajtim për të mirë ndaj tyre. Por kjo nuk është njësoj si të thuash, ne do të ndihmojnë Serbinë për të justifikuar luftën e saj brutale të agresionit, vrasjet masive, vrasjet gjenocide të Srebrenicës, dhe të gjithë shembujt e tjerë që i dimë në Kosovë”, ka thënë ish-ministri britanik për EuronewsAlbania.


“Ne nuk duhet t’i harrojmë të gjitha këto, mos më keqkuptoni. Mendoj se ndoshta edhe nga ana e Prishtinës, njerëzit po luajnë edhe lojërat e tyre politike, sepse si mund t’i bindësh njerëzit që të të zgjedhin në çdo vend. Duke sulmuar dikë tjetër, jashtë vendit të tyre. Dhe vërtet, ne nuk kemi gjetur ende një udhëheqës në Kosovë, mjaftueshëm të madh, për të kuptuar se paqja do të thotë kompromis dhe pak reciprocitet, në vend të supozimeve se pala tjetër do të rrëfejë krimet e saj të kaluara dhe të pranojë se ajo e vetme është përgjegjëse sot, për të gjitha problemet”, ka thënë MacShane. /EuronewsAlbania/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Lajme
Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

Lajme
“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Lajme
Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Kalo në kategori