LAJMI I FUNDIT:

Largimi i Faton Hajrizit dhe i të burgosurit tjetër – drejtori i burgjeve thotë se ata do të kthehen në institucione të tipit të mbyllur

Largimi i Faton Hajrizit dhe i të burgosurit tjetër – drejtori i burgjeve thotë se ata do të kthehen në institucione të tipit të mbyllur

Dy të burgosur që ishin duke vuajtur dënimin në institucione të tipit të hapur janë larguar, të njëjtit tashmë janë në kërkim nga policia.

Lidhur me rastin, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani tha se janë duke zhvilluar hetime të brendshme, transmeton Telegrafi.

Para mediave, Dibrani tha se i dënuari Faton Hajrizi ka qenë i dënuar më vendim unik prej 25 vitesh.


“I dënuari Faton Hajrizi, ka qenë i dënuar më vendim unik, prej 25 vitesh burgim, siç edhe e kemi publikuar një njoftim. Ai ka përfunduar ½ e dënimit, në vitin 2019 me legjislacionin e ri të dënuarve që e përfundojnë ½ e dënimit, iu jep të drejtën e shfrytëzimit të vikendeve në shtëpi. Ai ka respektuar rregullat e brendshme, është sjellë mirë, është angazhuar në punë dhe Qendra Korrektuese në Dubravë i ka mundësuar shfrytëzimin e  vikendit në shtëpi.

Ky person ka shkuar së paku katër herë vizitë në familje, po ashtu si rezultat i sjelljes së mirë, të njëjtit është mundësuar të kalonte në institucion të tipit të hapur”, tha ai.

I arratisuri Faton Hajrizi shfaqet sërish në TikTok, ka një mesazh për ministrin Sveçla
Lexo po ashtu I arratisuri Faton Hajrizi shfaqet sërish në TikTok, ka një mesazh për ministrin Sveçla

Për të larguarin e dytë, Dibrani tha se ka qenë i dënuar me 11 vite burgim.

“I dënuari tjetër, ka qenë i dënuar më 11 vite burgim. I njëjti në janar të vitit 2024,ka fituar të drejtën ligjore për shfrytëzim të vikendit në shtëpi”, potencoi ai, duke shtuar se të dënuarit që punojnë në hapësirat e Qendrës Korrektuese Dubravë, punojnë pa përcjelljen e stafit, pasi kanë shfaqur sjellje të mira.

Dibrani po ashtu ka bërë ditur se ata do të kthehen në institucione të tipit të mbyllur.

Ai tutje bëri të ditur se nga viti 2007 deri më tani, janë 56 persona të cilët janë arratisur ose nuk janë kthyer pasi kanë shfrytëzuar të drejtën e vikendit jashtë.

Ndërsa, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu tha se dy të larguarit sapo të kapen nga policia do të humbin të gjitha privilegjet që kanë pasur.

“Janë larguar nga tipi i hapur, të njëjtit i humbin të gjitha privilegjet që kanë pasur dhe do të kthehen në institucionet e tipit të mbyllur. Po ashtu ndaj të larguarve do të iniciohet procedurë penale, sepse me largimin e tyre kanë konsumuar vepër penale të re. Largimi nga institucionet e tipit të hapura, ka pasur edhe në të kaluarën dhe mund të ketë edhe në të ardhmen. Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë gjendet në vendin ngjarjes duke kryer inspektime, sapo të marrim raportim do të marrim veprime adekuate”, potencoi mes tjerash ai.

Ndryshe, i larguari Faton Hajrizi është shfaqur disa herë në “TikTok”, ku ka treguar pakënaqësitë e tij lidhur me trajtimin që i është bërë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant

Specialja dënon me 18 vjet burgim Pjetër Shalën, i njohur si komandant "Ujku"

Lajme
Arrestimi i Mulakut, deputeti Avdyli: Hap drejt kalimit nga mjekësia mesjetare në mjekësi moderne

Arrestimi i Mulakut, deputeti Avdyli: Hap drejt kalimit nga mjekësia mesjetare në mjekësi moderne

Lajme
Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Mbyllen tri pompa të derivateve në veri, njëra thuhet se është pronë e Radoiçiqit

Lajme
Kalo në kategori