Kosova po konsiderohet në rrugë të drejtë rreth anëtarësimit në NATO. Megjithatë ish-ushtarakë dhe deputetët e shumicës parlamentare hezitojnë të parashikojnë periudhë kohore brenda së cilës Kosova mund të bëhet pjesë e aleancës ushtarake. Kjo edhe për shkak të rastit të Ukrainës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-së, Joe Biden ka përfaqësuar Kosovën në aktivitetin përmbyllës të Samitit të NATO-s në Washington.
Pjesëmarrjen në këtë aktivitet të aleancës më të madhe ushtarake në botë, shefja e shtetit e ka vlerësuar të një rëndësie të veçantë për Kosovën.
Megjithatë, rruga drejtë anëtarësimit në organizatën veriatlantike po duket e gjatë për deputetët e mazhorancë, përkundër hapave pozitiv.
“Nëse Ukrainës është caktuar një kohë 10-vjeçare për anëtarësim në NATO unë nuk mund të them një kohë të saktë për Kosovës se kur do të anëtarësohet, edhe pse natyrshëm Kosova mund t’i jap eksperiencat e saj në fushën e deminimit dhe kërkim-shpëtimit”, ka thënë deputeti Arber Rexhaj.
Por, çka mendon ish-ushtaraku Afrim Veseli në këtë drejtim?
“Kosova është duke punuar mirë dhe do anëtarësohet në NATO, për kohën vështirë të flitet sepse janë një sërë procedurash, por që jemi në rrugë të mirë”, ka thënë Veseli.
I njëjti e vlerëson të rëndësishme që Forca e Sigurisë së Kosovës po i rrit vazhdimisht kapacitetet e saj.
“Ne po investojmë në FSK edhe po ka blerje të reja të pajisjeve ushtarake, ajo çka duhet të ndodh o ndodh, edhe nëse mbesim pa para atëherë duhet edhe të kërkojmë nga aleatët tanë”, ka shtuar Veseli.
Forca e Sigurisë së Kosovës shpesh herë merr pjesë në aktivitete dhe stërvitje brenda dhe jashtë Kosovës, së bashku më pjesëtarë të NATO-s./Tv Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje