Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dhënë detaje për qëndrimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kuadër të Samitit të NATO-së.
Presidentja tha se trajtimi që iu bë Kosovës nga ShBA ishte tejet i veçantë dhe se sipas saj kjo u arrit falë bashkëpunimit të ngushtë të presidencës.
“Është e mundur kur punon afër me aleatin strategji dhe presidenca e Kosovës e ka bërë këtë, duke kuptuar që sukseset e Kosovës janë shumë afër të ndërlidhura me bashkëpunimin me ShBA. Asnjë sukses i Kosovës nuk ka ekzistuar pa pasur mbështetje nga ShBA. Ata janë aleati kryesor strategjik dhe i sigurisë”, tha ajo.
Ajo tutje tha se Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken i dha jehonë sukseseve të Kosovës, madje e veçoi atë nga gjitha shtetet pjesëmarrëse.
“Kur punon shumë afër, kur ata të shohin si partner, kur shohin që Kosova mund të jep kontribut, siç ishin dy aktivitetet e NATO-së. Atëherë ata jo që e ftojnë presidenten e Kosovës, por i japin jehonë suksesit të Kosovës, para gjitha shteteve pjesëmarrëse”, tha Osmani për RTV Dukagjini.
“Blinken e veçoi vetëm shtetin e Kosovës dhe pjesëmarrjen e presidentes nga gjitha shtetet që ishin aty pjesëmarrës në hapjen e samitit të NATO-së, duke treguar për rolin udhëheqës që po e bëjmë ne dhe në veçanti presidenca e republikës në agjendën për gratë paqen dhe sigurinë… Kosova mund të jetë vend i vogël por mund të japë shembull të madh. Mund ta arrijmë këtë nëse e ruajmë aleancën me ShBA si sytë e ballit”, vijoi ajo.
Osmani ftesën e presidentit amerikan, Biden e ka quajtur si mesazh të fuqishëm për Kosovën duke thënë se është treguar se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme dhe është potencuar rëndësia e jashtëzakonshme e partneritetit ShBA-Kosovë.
“Kosova është e nderuar shumë nga Shtëpia e Bardhë, me Bidenin në veçanti me ftesën për të marrë pjesë në aktivitetin përmbyllës. Kjo ftesë ka dhënë mesazh të fuqishëm se rruga e Kosovës drejt NATO-s është e pakthyeshme, ka treguar rëndësinë jashtëzakonisht të madhe që ShBA-të i japin partneritetit me Kosovën”, ka deklaruar Osmani, për RTV Dukagjini.
Pjesëmarrjen në këtë samit, e para e vendit e ka cilësuar si pjesëmarrje historike për Kosovën.
“Në përgjithësi ishte pjesëmarrje historike për Kosovën, që tregoi përkushtimin e Aleancës dhe ShBA-së me Kosovën”, ka vijuar Osmani.
Osmani ka thënë se ShBA-të e mundësuan këtë për Kosovën, përkundër që Kosova nuk është anëtare e NATO-s e Partneritetit për Paqe.
Ajo ka treguar se çfarë ka biseduar me presidentin amerikan, Joe Biden.
“Biseduam për kontributin që ka dhënë djali i tij i ndjerë, Boe Biden në fushën e sundimit të ligjit, përveç kësaj në aktivitetet e parë të këtij samiti, biseduam për hapat përpara që duhet të bëjmë. Administrata ka treguar përkushtim të veçantë, që siguria në Kosovë të mbahet në nivel të lartë. Përkushtimi i vetë presidentit Biden tregon se ShBA-të do vazhdojnë me përkrahje të palëkundur për shtetin tonë”, ka theksuar Osmani.
Osmani ka thënë se Biden ka bërë çmos që si presidente të jetë e pranishme në këtë samit.
“Ky është mesazh për skeptikët e NATO-s që me rolin udhëheqës të ShBA-së e kanë shpëtuar një popull nga shfarosja, e tashmë jemi shtet demokratik. Administrata e Biden ka bërë çmos që unë si presidente të jem e pranishme, tregon përkushtim të veçantë”, ka potencuar ajo. /Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia jep detaje të reja për aksidentin tragjik në Tetovë
Dosja e Prokurorisë ndaj Momir Pantiq dhe Zharko Zariq, të akuzuar për krime lufte në komunën e Istogut
Drejtori i shkollës në Pejë flet pas arrestimit të mësueses për mashtrim, ajo ishte përfshirë edhe në incidentin e ndarjes së nxënësve në festën e Abetares
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo