LAJMI I FUNDIT:

Ulutash takohet me krerët e strukturave të sigurisë në Kosovë, flasin për nivelin e bashkëpunimit

Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash takoi sot përfaqësuesit e organizatave të sigurisë në Kosovë, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Petrit Ajeti.

Në një njoftim për media thuhet se, në takimin e mbajtur në Shtabin e KFOR-it në Prishtinë u diskutua mbi situatën e përgjithshme të sigurisë në Kosovë dhe nivelin e bashkëpunimit.

Ulutash me krerët e FSK-së, policisë dhe AKI-së gjithashtu u dakorduan për angazhime të vazhdueshme, koordinim dhe konsultime të rregullta.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes, si reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia e Shtetit publikon pamje se si 32-vjeçari në Durrës ua mori dy shtetasve varëset nga qafa, vihet në pranga

Lajme
Kurti: Lojërat Olimpike 2024 po sjellin botën në Paris, Macroni na bëri bashkë liderët e botës demokratike

Rreziqet në Kosovë, ato të sigurisë dhe nga radikalët islamistë - çfarë thuhet në raportin hulumtues të Institutit për Siguri dhe Rezilience?

“Koha e Kurtit në të pame, homazhe e takime”, zëdhënësi i Qeverisë i reagon Demit

Zgjedhjet e rregullta parlamentare, Cakolli tregon se kur mund të mbahen ato

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Kalo në kategori