LAJMI I FUNDIT:

PSG bën ofertë masive prej 170 milionë eurosh për të transferuar dy yje nga i njëjti klub

PSG bën ofertë masive prej 170 milionë eurosh për të transferuar dy yje nga i njëjti klub

Paris Saint-Germaini raportohet se ka bërë një ofertë masive prej 170 milionë eurosh për të nënshkruar me dy lojtarë nga i njëjti klub.

Këtë verë, klubi francez do të vlerësojë opsionet e saj për të zëvendësuar Kylian Mbappen, i cili u largua nga kryeqyteti francez në drejtim të Real Madridit.

Që prej largimit të Mbappes, PSG-ja është lidhur më një numër lojtarësh përgjatë kontinentit teksa vazhduan përpjekjet e mëdha për ta zëvendësuar 25-vjeçarin.


Siç është raportuar nga gazeta italiane Corriere dello Sport, PSG-ja ka bërë një ofertë në vlerë prej 170 milionë eurosh për të transferuar dyshen e Napolit, Victor Osimhen dhe Khvicha Kvaratskhelia.

PSG po e mposht Manchester Unitedin në garë për Joao Neves me një ofertë të pabesueshme
Lexo po ashtu PSG po e mposht Manchester Unitedin në garë për Joao Neves me një ofertë të pabesueshme

Megjithatë, është raportuar se sulmuesi gjeorgjian Kvaratskhelia nuk është në dispozicion për shitje.

“Kvaratskhelia pa Ligën e Kampionëve? Atëherë ai do ta fitojë Scudetton. Për të ardhmen gjithçka varet nga presidenti i Napolit. Nëse ai mendon ta shesë Kvaran, ai do ta bëjë këtë, nëse do të rinovojë, ai do të rinovojë”, ka thënë agjenti i Kvaratskhelias.

Ndërkohë, sulmuesi Osimhen besohet se ka një klauzolë lirimi prej 109 milionë eurosh dhe Napoli është i gatshëm që ta lejojë atë të largohet nëse aktivizohet ajo klauzolë.

Gjatë sezonit 2023/2024, Osimhen arriti të shënoj 17 gola dhe të bëjë katër asistime në 32 paraqitje në të gjitha garat.

Nigeriani është lidhur gjithashtu me një sërë klubesh të ndryshme si Chelsea, Arsenal dhe Manchester United, por që të njëjtat kanë refuzuar të plotësojnë kërkesat financiare të De Laurentiis./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Pjesa e munguar e enigmës" - legjenda e Chelseat kërkon transferimin e Granit Xhakës

Premier League
Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Rabiot ka refuzuar ofertën përfundimtare të Juventusit, në bisedime me disa klube të njohura

Serie A
Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

Dani Olmo nënshkruan fanellën e Barcelonës, ndërsa i përgjigjet edhe një tifozit se a po u bashkohet katalunasëve

La Liga
Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

Mbappe kapet i papërgatitur nga pyetja që ia bëri ylli i Real Madridit

La Liga
Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

Publikohet lista me 20 legjendat e Real Madridit – renditje që do nxit debat të ashpër

La Liga
Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Kthesë e çuditshme në sagën e stërzgjatur Arsenal - Calafiori

Premier League
Kalo në kategori