LAJMI I FUNDIT:

Armando Broja përfundon në radarin e gjigantit turk

Armando Broja përfundon në radarin e gjigantit turk

Sulmuesi shqiptar nën pronësi të Chelseat, Armando Broja ka përfunduar në listën e dëshirave të klubit turk, Fenerbahce, ku trajner është Jose Mourinho.

Youssef En-Nesyri pritej t’i bashkohej skuadrës së Fenerbahces, por mediat italiane dhe saudite raportuan se En-Nesyri pranoi ofertën trevjeçare të Al-Qadsiah me një pagë prej 14 milionë eurosh.

Kështu, lajmet e fundit e kanë çuar skuadrën nga Stambolli në opsione të tjera apo alternativa për sulmuesin maroken.


Sipas CNN Turk, drejtuesit e Fenerbahces e kanë vënë në agjendë shqiptarin e Chelseat, Armando Broja dhe Betob e Evertonit në rast se sulmuesi maroken shkon zyrtarisht në Arabinë Saudite.

Fenerbahce thuhet se kërkon të marrë në huazim sulmuesin shqiptar Broja, të cilin Chelsea dëshiron ta shesë, me opsion blerje.

Beto gjithashtu duket të jetë një nga lojtarët që Fenerbahce po mendon të shtojë në skuadrën e tyre në formë huazimi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

UEFA zgjedh golin më të mirë të Kampionatit Evropian – Shaqiri gjendet lart në listë

Përfaqësueset
Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Ndërkombëtare
Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

Me të nënshkruar me Real Madridin, zbulohen të gjitha detajet e kontratës së Mbappes

La Liga
Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët

Është zbuluar se sa ka qenë topi në lojë gjatë kohës shtesë në finalen e Euros, janë tërbuar anglezët

Përfaqësueset
Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Pak orë pas largimit nga Anglia, Southgate mund ta marrë drejtimin e klubit të njohur anglez

Premier League
Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez

Gjiganti evropian po avancon në negociata për transferimin sensacional të Alvarez

Ndërkombëtare
Kalo në kategori