LAJMI I FUNDIT:

Lojtarët e Anglisë dhe Southgate do të fitojnë një bonus marramendës nëse mposhtin Spanjën në finalen e Euro 2024

Lojtarët e Anglisë dhe Southgate do të fitojnë një bonus marramendës nëse mposhtin Spanjën në finalen e Euro 2024

Lojtarët dhe stafi stërvitor i Anglisë, përfshirë menaxherin Gareth Southgate, thuhet se janë në linjë për bonuse të mëdha nëse Tre Luanët fitojnë finalen e Kampionatit Evropian ‘Gjermani 2024’.

Anglia do të përballet me Spanjën të dielën mbrëma, pasi mundi Holandën 2-1 për të arritur në finalen e madhe të Euro 2024.

Golat e Ollie Watkins dhe Harry Kane ishin të mjaftueshëm për të siguruar fitoren, me golin e fitores që erdhi vetëm në minutën e fundit.


E diela do të jetë paraqitja e dytë radhazi e Anglisë në një finale të Kampionatit Evropian, me skuadrën e Southgate që humbi në penallti ndaj Italisë në Euro 2020.

Çfarë thonë rregullat e UEFA-s për Carvajal që do të përballet me Anglinë në finalen e Euro 2024 pas kartonit të kuq në çerekfinale
Lexo po ashtu Çfarë thonë rregullat e UEFA-s për Carvajal që do të përballet me Anglinë në finalen e Euro 2024 pas kartonit të kuq në çerekfinale

Sipas mediumit The Sun, Tre Luanët do të fitojnë një pjesë të shpërblimit nëse e ngrenë trofeun të dielën mbrëma në Gjermani.

Kjo shumë është si rezultat i një negocimi midis skuadrës së Anglisë dhe Federatës Angleze (FA), që do të thotë se lojtarët do të fitojnë një pjesë prej 24 milionë funtesh që federata e futbollit do të merrte për fitimin e turneut.

Pretendohet se shuma e caktuar për lojtarët në rast fitoreje do të ishte 9.6 milionë funte, me atë shumë të ndarë në të gjithë skuadrën.

Southgate do të ishte gjithashtu në linjë për një bonus prej 4.6 milionë funtesh për t’u bërë trajneri i tretë i Anglisë në historinë e vendit që fiton një turne të madh ndërkombëtar, ndërsa ndihmës trajneri Steve Holland do të merrte gjithashtu një bonus të majmë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori