LAJMI I FUNDIT:

Spanja pa dy lojtarë në finale, por kthehen dy të tjerë nga suspendimi

Spanja pa dy lojtarë në finale, por kthehen dy të tjerë nga suspendimi

Pas fitores ndaj Francës, tani Spanja është kthyer në kampin stërvitor në Donaueschingen për tu përgatitur për finalen e “Euro 2024”.

Spanjollët tani do t’i kenë disa ditë pushim dhe kohë për t’u përgatitur sa më mirë për finalen e madhe që zhvillohet të dielën.

Kapiteni Alvaro Morata nuk ka lëndim serioz dhe pritet të jetë i gatshëm për lojë, pasi u godit pa qëllim nga një anëtar i sigurimit spanjoll, që tentoi ta largonte tifozin që kishte hyrë në fushë për të bërë fotografi me lojtarët.


Spanjës për në finale të Evropianit do t’i mungojë Pedri që pësoi lëndim të rëndë në gju pas ndërhyrjes së Toni Kroosit në çerekfinale.

Mungesë për spanjollët do të jetë edhe Ayoze Perez, i cili mori lëndim muskulor në ndeshjen e dytë të fazës grupore të “Euro 2024” ndaj Italisë.

U lëndua nga ‘ndërhyrja’ e sigurimit, Morata qetëson tifozët me një përgjigje komike
Lexo po ashtu U lëndua nga ‘ndërhyrja’ e sigurimit, Morata qetëson tifozët me një përgjigje komike

Spanjës i kthehen të suspenduarit Dani Caravajal dhe Robin Le Normand dhe do të jenë gati për finalen. /Telegrafi/