LAJMI I FUNDIT:

Auto Mita sjellë eksperiencën outdoor brenda qendrës Albi Mall

Auto Mita sjellë eksperiencën outdoor brenda qendrës Albi Mall

Auto Mita, lideri në tregun e automjeteve në Kosovë, ka sjellë një eksperiencë të jashtëzakonshme për të gjithë të pranishmit, direkt brenda qendrës tregtare Albi Mall. Krejt kjo falë prezantimit unik të automjetit më të ri të markës Nissan.

Për të krijuar një ambient sa më realist dhe frymëzues, Auto Mita ka sjellë ndjenjën e natyrës brenda hapësirave të qendrës tregtare Albi Mall me skenën e mrekullueshme të përgatitur për veturën X-Trail nga Nissan.

Ky ambient unik dhe frymëzues përçon një mesazh të qartë: Nissan X-Trail është ndërtuar për t’u përballur me sfidat më të ashpra të natyrës, por gjithashtu është perfekte edhe për udhëtime të përditshme.

Një motor që kujdeset për natyrën

Një nga veçoritë më të rëndësishme të Nissan X-Trail është motori i tij E-Power full hibrid. Ky motor jo vetëm që ofron një performancë të fuqishme dhe ekonomike, por gjithashtu kontribuon në mbrojtjen e mjedisit.

Motori E-Power e bën Nissan X-Trail hibridin më të avancuar duke ofruar: fuqi tërheqëse më të madhe dhe instante që ngjason me atë të makinave full elektrike, shpenzime më të ulëta se të gjithë, baterinë që mbushet gjatë frenimit, lirimin e më pak gazrave e shumë të tjera.

Edhe pse makina u ndez në një moment gjatë prezantimit, ajo nuk e ndoti ajrin pasi që operoj me varësi të plotë nga motori elektrik. Ky është një aspekt që jo vetëm redukton impaktin negativ në mjedis por gjithashtu ofron një përvojë të qetë dhe të rehatshme për drejtuesit dhe pasagjerët.

Përfaqësimi i Nissan X-Trail brenda Albi Mall nga Auto Mita është një kombinim perfekt i inovacionit dhe kreativitetit. Ky prezantim jo vetëm që afron natyrën dhe aventurën më pranë konsumatorëve, por gjithashtu tregon përkushtimin e Auto Mita në ofrimin e automjeteve që ruajnë mjedisin. 

Auto Mita, me përkushtimin për të sjellë automjetet më të mira tek ju, vazhdon të jetë një emër udhëheqës në treg. Nissan X-Trail është dëshmi e këtij përkushtimi dhe një ftesë për të gjithë të eksplorojnë botën me një automjet që kujdeset për natyrën.

Për t’u bërë pronar i një makine të tillë, kontaktoni:

Facebook: Auto Mita

Instagram: auto.mita

Nr.tel: 045 555 858

E-mail: info@automita.com

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori