LAJMI I FUNDIT:

Ka një marrëveshje mes palëve, por kryetari i Komunës i del kundër transferimit të Greenwood: Nuk dua që klubi im të mbulohet nga turpi

Ka një marrëveshje mes palëve, por kryetari i Komunës i del kundër transferimit të Greenwood: Nuk dua që klubi im të mbulohet nga turpi

Olympique Marseille thuhet se ka arritur një marrëveshje me Manchester United për transferimin e Mason Greenwood, por ky transferim po has në kundërshtime të mëdha.

Kryebashkiaku i komunës së Marseille, Benoit Pavan ka reaguar hapur për një transferim të mundshëm, duke thënë se Greenwood nuk duhet të luaj për skuadrën e tij.

“Sjellja e Greenwood është e papërshkrueshme, e papranueshme. Goditja e gruas së tij. Pashë imazhe që më tronditën thellë. Të sulmosh gruan tënde në këtë mënyrë është e padenjë për një mashkull dhe besoj se nuk mund të ketë vend në këtë ekip”.


Refuzoi Chelsean dhe Juventusin, Greenwood drejt një transferimi befasues
Lexo po ashtu Refuzoi Chelsean dhe Juventusin, Greenwood drejt një transferimi befasues

“Vlerat e qytetit dhe klubit të Marseille nuk janë asgjë tjetër veç kësaj. Është çdo gjë përveç racizmit, antisemitizmit. Është gjithçka, por… a mund ta imagjinoni dhunën ndaj grave? A e kuptoni këtë? Dhe ai dëshiron të luajë për Olympique de Marseille, Greenwood? Është një turp”.

“Unë do t’i kërkoj presidentit të Olympique de Marseille të mos transferojë Greenwood. Unë nuk dua që klubi im të mbulohet nga turpi i dikujt që godet gruan e tij”.

Mason Greenwood i thotë “po” ofertës së gjigantit italian – Man Utd i gatshëm ta shesë atë
Lexo po ashtu Mason Greenwood i thotë “po” ofertës së gjigantit italian – Man Utd i gatshëm ta shesë atë

“Unë nuk dua që klubi im të mbulohet nga hiri i dikujt që godet kështu gruan e tij. Kjo nuk është e pranueshme”, deklaroi i pari i qytetit të Marseille.

Klubi francez është favoriti numër një për t’i siguruar shërbimet e Greenwood, pasi ka ofruar 32 milionë euro për transferimin e tij. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

Barcelona do të detyrohet të paguajë më shumë se sa klauzola e lirimit për transferimin e Williams

La Liga
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Shpërthen skandali i dopingut në Lojërat Olimpike – volejbollistja domenikane përjashtohet nga garat

Sport
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Pep Guardiola i bën lutje yllit të ekipit që të qëndrojë tek Manchester City

Premier League
Kalo në kategori